Nė
bazė tė regjistrimit tė popullsisė del qė rreth 137 mijė qytetarė tė Kosovės
hyjnė nė kategorinė e analfabetėve. Kėto statistika alarmante i ka bėrė tė
ditur Agjencia e Statistikave tė Kosovės, sipas tė cilės, 55 mijė qytetarė janė
krejtėsisht analfabetė qė nuk dinė as shkrim as lexim, kurse 82 mijė qytetarė tė
tjerė dinė tė lexojnė por nuk dinė tė shkruajnė. Sipas ekspertėve tė arsimit
del qė shumica e analfabetėve tė regjistruar nė mes tė moshės 10 dhe 24 vjeē i
pėrkasin kryesisht gjinisė mashkullore. Ekspertėt theksojnė se nuk bėhet fjalė
pėr konservatorizėm tė familjeve, siē mendohet shpesh, por pėr problemet
ekonomike me tė cilat pėrballen ato familje. Jonuz Salihaj ka fajėsuar
Ministrinė e Arsimit pėr kėto shifra alarmante, duke thėnė se nuk ėshtė bėrė sa
duhet pėr kėtė kategori. Asnjėherė deri mė tani nuk kanė organizuar kurse
speciale pėr kėtė kategori, ka thėnė Salihaj. Nė anėn tjetėr, Arbėr Morina, zėdhėnės
i Ministrisė sė Arsimit, ka theksuar se analfabetizmi mė tepėr ėshtė i lidhur
me numrin e braktisjes sė shkollimit. Sipas Statistikave tė Ministrisė sė
Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė nė vitin shkollor 2002/2003 shkollimin e
kanė braktisur 1,67 pėr qind e nxėnėsve, ndėrsa nė vitin shkollor 2011/2012
braktisja e nxėnėsve ka rėnė nė 0,5 pėr qind, qė d.m.th se shkalla e braktisjes
ka rėnė shumė, ka sqaruar Morina. Ai ka saktėsuar se shumė prej atyre qė e
braktisin shkollimin, kėtė e bėjnė si pasojė e shkaqeve ekonomike.