RADIO KOSOVA E LIRË - Arkivi i dokumentacionit

  FILLIMI | LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA
























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































Bashkimi Evropian anon kah kėrkesat e Serbisė

Analisti i mirėnjohur dhe drejtori i KMLDNJ-sė nė Kosovės,  Behxhet Shala, ka deklaruar se ndryshimet e ligjeve tė Kosovės me kėrkesė tė Serbisė vetėm qė t’u pėrshtaten kėrkesave tė tyre, ėshtė plan i pėrgatitur edhe mė herėt. Ai kujton deklaratėn e kryetares,  Atifete Jahjaga, e cila para dy jave pati thėnė se mund tė ketė edhe ndryshime tė Kushtetutės dhe ligjeve, e cila zgjoi reagime, e qė siē shprehet Shala “presidentja e ka thėnė atė qė e ka ditur se do tė ndodhė”. “Ėshtė pėr tė ardhur keq qė BE-ja, pranon ēdo kėrkesė tė Serbisė, vetėm e vetėm qė tė arrijė qėllimin qė ta fusė atė nė shtėpinė evropiane”, tha Shala. “Na imponojnė edhe ndryshimet e ligjeve vetėm pėr shkak tė rrethanave tė reja qė do vijnė me krijimin e asociacionit tė komunave serbe nė veri. Ndėrkohė qė deklaratat e palės kosovare se kinse ēdo gjė po shkon sipas ligjeve e Kushtetutės sė Kosovės janė vetėm pėr konsum tė brendshėm. Se ndėrkombėtarėt e kanė prioritet Serbinė e jo Kosovėn, ai pėrmend edhe njė detaj, atė tė vizitave tė diplomatėve tė huaj, tė cilėt sa herė qė vizitojnė dy vendet, fillimisht ndalen nė Beograd, dėgjojnė kėrkesat e nevojat e tyre e mė pas vijnė nė Prishtinė dhe u prezantojnė kėrkesat e serbėve.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Krasniqi: Izraeli ta njohė Kosovėn

Me rastin e ‘Javės sė Tolerancės nė Kosovė’, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thėnė se populli shqiptar ka nevojė pėr mbėshtetje dhe solidaritet nga shteti i Izraelit. Ai ka deklaruar se nė kuadėr tė shėnimeve gjatė kėsaj jave duhet tė ngritet edhe njė pllakė pėrkujtimore nė respekt  tė atyre qė sakrifikuan pėr tė mbrojtur hebrenjtė pėrballė inkuizicionit nazist. Krasniqi ka kėrkuar gjithashtu nga shteti i Izraelit qė tė njohė pavarėsinė e Kosovės. “Njoha e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nga shteti i Izraelit dhe solidariteti politik do tė ishte nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe do tė ishte njė mirėnjohje ndaj popullit shqiptar tė Kosovės”, ka nėnvizuar pos tė tjerash Krasniqi.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Fyle: Marrėveshja e Brukselit, historike

Komisioneri pėr zgjerim i BE-sė, Stefan Fyle, ka vlerėsuar se marrėveshja midis Kosovės dhe Serbisė ka ndryshuar perspektivėn e krejt Ballkanit perėndimor drejt BE-sė. Kėto komente ai i bėri nė hapje tė konferencės pėr integrimin evropian tė Ballkanit Perėndimor, qė po mbahet nė kryeqytetin e Irlandės, Dablin. Duke e cilėsuar marrėveshjen si historike, Fyle ka thėnė se vendet e rajonit duhet tė pėrqendrohen nė forcimin e sundimit tė ligjit dhe kapėrcimin e krizės ekonomike. Sipas komisionarit evropian, ato “nuk duhet tė neglizhojnė as procesin e pajtimit dhe vendosjes sė marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore”.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

AAK: Akuzat ndaj UĒK-sė kanė qėllime propagandistike

AAK pėrmes njė komunikate pėr medie ka ngritur shqetėsimin nė lidhje me akuzat e ngritura ndaj udhėheqėsve tė UĒK-sė nga ish-zona operative e Drenicės. Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka shprehur bindjen se edhe nė kėtė rast do tė dėshmohet pastėrtia e luftės sė UĒK-sė. “Lufta e popullit tė Kosovės ishte e drejtė dhe ajo u zhvillua nė pėrputhje tė plotė me aspiratėn tonė pėr liri, kurse u pėrmbyll nė partneritet me NATO-n dhe vendet tjera mike tė demokracisė perėndimore”, thuhet nė komunikatė. AAK nė vijim vlerėson se kėto akuza tė pabazuara ngritėn mbi dyshime tė pargumentuara, me qėllim efektin propagandistik dhe njollosjen e personaliteteve tė ndryshme.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Gashi: Rasti nė MTPT bazohet nė sms tė falsifikuar

Avokati, Tomė Gashi ka deklaruar se aktakuza pėr rastin e MTPT-sė duhet tė hidhet poshtė nga kryetarja e trupit gjykues, Ana Adamska Gallant. Sipas tij, ky proces ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e disa sms-ve tė falsifikuar. Ai ka thėnė se ‘niveli i prokurorisė speciale nuk lejon qė tė ngritėn aktakuza tė tilla, tė cilat nuk mund tė vėrtetohen fare’. Avokati Gashi ka thėnė se pret qė me 10 qershor, gjyqtarja e trupit gjykues tė japė fjalėn pėrfundimtare dhe kjo aktakuzė tė hidhet poshtė pėr shkak se prokuroria nuk disponon asnjė fakt pėr kėtė rast.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com



Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e lirë. © 1999-2009.