RADIO KOSOVA E LIRË - Arkivi i dokumentacionit

  FILLIMI | LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA







































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































Policia sllavomalazeze ka arrestuar 22 shqiptarė nė fshatin Martinaj tė trevave shqiptare tė Plavės e Gucisė

Shoqata e Vėllazėrisė Kosovė-Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj” nė takimin e jashtėzakonshėm me Kryesinė dhe anėtarėt e saj ka analizuar gjendjen nė fshatin Martinaj tė Gucisė pas intervenimit brutal tė policisė malazeze dhe arrestimit tė 22 shqiptarėve nga ky fshat.

“Pogorica ka kohė qė ka punuar pėr tė krijuar atmosferė tė rėndė e pėr tė arritur qėllimin final tė spastrimit tė shumė vendbanimeve nga populli autokton shqiptar atje. Spastrime e pastaj kolonizime kanė ndodhur nė Malėsinė e Tuzit e tė Plavė e Gucisė. Edhe projekti djallėzor ngritjes sė njė deponie tė madhe buzė fshatit Martinaj kishte pėr qėllim qė kėtė vendbanim shqiptar e atė bukuri tė madhe natyrore ta kthente vend qė kundėrmon dhe kėshtu t’i detyronte banorėt e Martinajve qė tė iknin nga aty pėr tė lėshuar kėshtu trojet stėrgjyshore”, thuhet nė reagimin e e Shoqatės sė Vėllazėrisė Kosovė-Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj”.

“Shqiptarėt atje reaguan duke kėrkuar drejtėsi e mirėkuptim, por e keqja pushtetit malazez nuk ndal kėtu. Ata kanė gjetur elemente ultranacionaliste serbe dhe i kanė joshur tė shkojnė nė fshatin,qė me shekuj ėshtė i banuar vetėm nga shqiptarėt,dhe tė kėrkojnė ngritjen e njė kishte ortodokse nė mes tė fshatit Martinaj. Banorėt e kėtij fshati kanė dalė sot pėr tė penguar uzurpatorėt, por ultranacionalistėt kanė gjetur mbėshtetjen e policisė malazeze,e cila ka pėrdorė dhunėn dhe ka arrestuar 22 shqiptarė e pėr t’i dėrguar nė stacionin policor tė Plavės”, thuhet nė reagim.

 

“Shoqata jonė reagon ndaj kėtij veprimi tė policisė malazeze dhe i fton institucionet e Kosovės dhe Shqipėrisė qė tė kėrkojnė nga Podgorica zyrtare tė respektojė tė drejtat elementare tė shqiptarėve atje dhe tė garantojė e mbrojnė pronėn private tė tyre nga elementet nacionaliste e fashiste serbe”, thuhet mes tjerash nė reagim.

 

Mjerisht pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi nuk kujdeset Tirana, e cila lavdėron Qeverinė malazeze, pėr fqinjėsi tė mirė, por as Prishtina zyrtare, e cila po pėrkujdeset qė kjo pakicė koloniste sllave, nė Kosovė tė ketė statusin e pakicės kombėtare.

 

Policia speciale sllavomalazeze ka  arrestuar shqiptarėt qė nuk pranojnė tė ndėrtohet kisha ortodokse nė fshatin e nė pronat  e tyre, meqė ata i pėrkasin besimit islam dhe atij katolik.

 

Janė ndaluar nė polici:

 

1. Isuf Bali Balidemaj (80) vjeēar

2. Selim Kamer Hasangjekaj (74)

3. Sherif Lan Hasangjekaj (70)

4. Bujar Hasangjekaj

5. Naim Prelvukaj

6. Lis Naim Prelvukaj

7. Shaban Sylė Balidemaj

8. Skender Hasangjekaj

9. Flamurdon Hasangjekaj

10. Hasan Prelvukaj

11. Valon Prelvukaj

12. Fatos Prelvukaj

13. Shaban Prelvukaj

14. Sadri Smajli Balidemaj

15. Ibish Balidemaj

16. Rexhe Balidemaj

17. Bali Rama Hasangjekaj

18. Sadik Rama Hasngjekaj

19. Luan Bajram Balidemaj

20. Martin Hasangjekaj

21. Ali Zeqiri Prelvukaj

22. Bekim Hasangjekaj


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Maqedonasit sulmojnė sėrish fėmijėt shqiptarė nė Shkup

Njė incident i rėndė ėshtė regjistruar dje nė Shkup, ku ėshtė sulmuar me thikė njė djalosh 13 vjeēar shqiptar. Raportohet se ngjarja ka ndodhur nė orėt e mbrėmjes kur maqedonas tė maskuar e kanė sulmuar Blin Shabanin me thikė, duke i shkaktuar atij plagė nė faqe dhe ballė. Babai, Kenan Shabani, ka sqaruar se djali i tij ėshtė sulmuar nga persona qė flisnin maqedonisht. Sipas dėshmisė sė tij, ata janė pėrpjekur ta detyrojnė djalin tė puthte njė kryq e nė momentin kur ky ka refuzuar, ata e kanė therrė me thikė. Aktualisht, djaloshi 13 vjeēar, Blin Shabani, po trajtohet nė Spitalin e Qytetit nė Shkup. Mėsohet se i njėjti ishte sulmuar edhe mė herėt nga grupe huliganėsh maqedonas.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Njė zyrtar i MUP-it merr pjesė nė ‘Lutjet e Mėngjesit’ nė Prishtinė

Nė takimin e 10-tė tė Evropės Juglindore tė quajtur ‘Lutjet e Mėngjesit’,  i cili u mbajt nė Prishtinė, ka marrė pjesė edhe njė zyrtar i lartė i Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė. Nė fjalimin e tij, kryeministri Thaēi ka pėrshėndetur zyrtarin e lartė serb, por pa e pėrmendur emrin e tij. Mėsohet se zyrtari serb ėshtė Vladimir Bozhoviq, sekretar i Shtetit nė Ministrinė e Brendshme tė Serbisė. Mbase edhe rastėsisht por kjo ditė, shumė tė pranishme nė kėtė takim iu ka pėrkujtuar kohėn e e bashkim-vėllazėrimit, Ditėn e Rinisė dhe ditėlindjen e Josip Broz Titos. Disave u ka  pėrkujtuar ditėt e ferrit nėn robori e disa tjerėve kohėn e artė tė p[rbashkėsisė sllavo-shqiptare.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Krasniqi: Ata qė hynė lehtė nė PDK, lehtė edhe largohen

Duke komentuar mbi largimet e fundit nga PDK, krye-kuvendari, Jakup Krasniqi ka thėnė se kėta njerėz po largohen me tė njėjtėn lehtėsi me tė cilėn kanė hyrė brenda partisė. “Janė kėta njerėz qė realisht kanė hyrė nė parti dhe kanė marrė pozita - si nė parti ashtu edhe nė institucione tė vendit - pa asnjė angazhim dhe mund paraprak nė kuadėr tė organizimeve politike. Kjo do tė thotė se ata siē kanė hyrė lehtėsisht ashtu edhe po dalin lehtėsisht”, citohet tė ketė thėnė Krasniqi. Dorėheqje nga PDK kanė dhėnė Ilir Mirena, Dukagjin Gorani e Shasivar Haxhiaj, ndėrkohė qė pėrflitet edhe pėr dorėheqjen e Berat Buzhalės, i cili ka shpeshtuar akuzat ndaj bashkėpartiakėve tė tij.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Lajiq: Bisedimet vazhdojnė me 30 dhe 31 maj

Nėnkryetari i Qeverisė serbe, Rasim Lajiq, ka bėrė tė ditur se bisedimet teknike rreth ēėshtjeve tė telekomunikacionit do tė zhvillohen me 30 dhe 31 maj. Ai ka thėnė para gazetarėve serb se gjatė kėtyre dy ditėve do tė bėhen pėrpjekje qė tė harmonizohen qėndrimet e tė dyja palėve. Lajiq ka saktėsuar se qėndrimi i Serbisė ėshtė qė Unioni Ndėrkombėtar pėr telekomunikacion tė japė njė numėr kodi, qė do tė konsiderohej si i Serbisė, dhe tė cilin do ta shfrytėzonte pėrkohėsisht Kosova deri nė zgjidhjen e statusit. Nėnkryetari serb ka thėnė se nė kėmbim tė kėsaj, Serbia do tė kėrkonte licencėn pėr telefoni mobile dhe fikse nė tėrė territorin e Kosovės.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com



Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e lirë. © 1999-2009.