![]() |
RADIO KOSOVA E LIRË - Arkivi i dokumentacionit |
| »Lajmet »Historiku »Dėshmorėt »Kultura »Analiza »Intervista »Komente »Tema historike »Botimet »Arkivi »Galeria »Stafi »Kontakti | |
|
• Mehmet Bislimi: Isa Boletini, (1864-1916) luftėtar i pėrkushtuar i ēlirimit dhe i bashkimit kombėtar |
REVISTA PAVDEKĖSIA (Organ i Organizatės Kombėtare pėr Dėshmorėt e Atdheut) ![]() Nė tetor tė vitit 1996, shtypit shqiptar iu shtua edhe njė organ i ri, Revista Pavdekėsia, fillimisht organ i Shoqatės sė Familjeve tė Dėshmorėve tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare (LANĒ), kurse mė pas, i Organizatės Kombėtare pėr Dėshmorėt e Atdheut, me kryetar veteranin e nderuar Nikollaq Sallabanda.
Pagėzimin me emrin Pavdekėsia e ka propozuar, veterani dhe publicisti i mirėnjohur, Pipi Mitrojorgji. Kurse kryeredaktor i parė i saj, ka qenė gazetari i mirėnjohur, Dr. Kozma Skarēo. Qė tė tre kėta personalitete, janė ndarė nga jeta. Qė nga viti 2001, kryeredaktor i saj ėshtė gazetari, Halil Katana. Misioni i kėsaj reviste ėshtė pėrjetėsimi i veprės dhe emrit tė dėshmorėve tė kombit tė tė gjitha kohėrave, si dhe respektimi e nderimi i familjeve tė tyre brez pa brezi. Njėkohėsisht, duke qenė organi i njė subjekti tė tillė shoqėror, siē ėshtė Organizata Kombėtare pėr Dėshmorėt e Atdheut (OKPDA), ajo pasqyron veprimtaritė e kėsaj organizate nė tė gjithė vendin, si dhe mban qėndrime tė vendosura politike ndaj forcave tė caktuara, qė mohojnė gjakun e dėshmorėve tė LANĒ, apo tė periudhave tė tjera, dėshmorė tė shpallur me ligj, sipas Statusit tė Dėshmorit tė Atdheut (ligji Nr. ..8607, datė 27.04.2000). Tirazhi i kėsaj reviste botohet nga 1600 deri nė 2000 kopje. Stafi aktual i revistės pėrbėhet: Halil Katana Kryeredaktor (halilkatana@yahoo.com) Musli Matoshi- gazetar Jani Capo gazetar Agim Shanaj- administrator. Revista, me idealet qė mbron dhe pėrcjell, ka afruar rreth vetės disa personalitete tė publicistikės, tė letėrsisė e tė kulturės sonė kombėtare, tė cilėt me shkrimet pėr dėshmorėt e heronjtė dhe me kėshillat e tyre tė herėpashershme, e kanė ndihmuar kėtė revistė nė vazhdimėsi. Pėr kėtė arsye revista i ka vėnė ata nė ballė tė nderit tė saj, duke i shpallur Nderi i revistės Pavdekėsia: Dritero Agolli Xhemil Frashėri Nasho Jorgaqi Vasil Gjylameti Stiliano Sallabanda Kadri Dingu Myftar Memia Ymer Minxhozi. Revista ėshtė mbajtur gjallė nga bashkėpunėtorėt e shumtė nė tė gjithė Shqipėrinė. Duhet theksuar se kėta bashkėpunėtorė janė njerėz idealistė, qė shkruajnė nė revistė dhe nuk marrin asnjė shpėrblim. Redaksia ka ftuar tė shkruajnė nė faqet e revistės shokė tė dėshmorėve, bashkėluftėtarė tė tyre, dėshmitarė okularė tė ngjarjeve madhore tė luftės, sepse kėta janė historia e gjallė dhe e pakontestueshme e saj. Me njė punė kėmbėngulėse ėshtė arritur t“u merren shkrime disa figurave tė LANĒ, nė momentet e fundit tė jetės sė tyre: shkrime me vlera. Revista ėshtė pėrqėndruar nė tri drejtime kryesore: Pėrkujtimi i heronjėve dhe dėshmorėve, respektimi i familjeve tė tyre dhe jeta e gallė e organizatės. Nė pėrkujtimin e heronjėve dhe tė dėshmorėve ėshtė synuar, nė radhė tė parė tė mos mbetet asnjė prej tyre jashtė vėmendjes dhe, sė dyti, tė plotėsohet sa mė mirė portreti, jeta dhe vepra e secilit me fakte dhe argumente tė reja. Njė vend tė veēantė nė faqet e revistės kanė zėnė familjet me shumė dėshmorė. Revista ka bėrė dhe bėn njė punė tė madhe pėr respektimin e familjeve tė dėshmorėve. Kjo ėshtė ndarė nė tri periudha: Periudha e parė “96 2000 janė pėrpjekjet e mėdha pėr hartimin dhe miratimin e Statusit tė Dėshmorit dhe familjes sė tij, gjatė sė cilės janė botuar artikuj e shkrime tė ndryshme mbi domosdoshmėrinė e hartimit tė kėtij statusi, duke paraqitur edhe projekte konkrete. Pėriudha e dytė nga 2000 deri nė 2002, janė pėrpjekjet pėr ta detyruar qeverinė qė tė hartonte aktet nėnligjore dhe masat pėr vėnien nė zbatim tė kėtij Statusi. Pėriudha e tretė, ėshtė kjo qė jetojmė, pėrpjekjet pėr mbrojtjen e Statusit. Janė botuar deklarata, promemorje dhe shkrime tė ndryshme, qė argumentojnė qellimet e mbrapshta politike pėr heqjen e shpėrblimit tė familjeve tė dėshmorėve. Revista ka pasqyruar veprimtaritė e organizatės, nė qendėr e nė rrethe, duke synuar jo vetėm njė propagandė tė thjeshtė, por dhe pėrvojėn e mirė. Pėr kėtė redaksia ėshtė ndalur mė shumė te puna e aktivistėve qė punojnė me njė pėrkushtim tė admirueshėm. Ndėrkohė janė bėrė shumė pėrpjekje, pėr tė sjellur nė faqet e revistės brezin e ri, nxėnės e studentė, duke hapur pėr krijimet e tyre faqe tė veēanta letrare. Pavdekėsia, me shkrimet e saj, pėrkrah gazetės Kushtrim Brezash, ka plotėsuar njė zbrazėti tė ndjeshme, tė krijuar nė shtypin shqiptar gjatė kėtyre 17 vjetėve tė fundit, duke mbajtur tė pashuar emrin dhe veprėn e dėshmorėve tė LANĒ dhe tė dėshmorėve tė tė gjitha kohėrave, nė hapėsirat mbarėkombėtare. I dashur lexues, Ju lutem dėrgoni nė adresėn e E- mail: halilkatana@yahoo.com, shkrime pėr botim, mendime e sugjerime... Ju mirėpresim! Shfleto revistėn:
REVISTA PAVDEKĖSIA nr.52 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.53 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.54 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.55 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.56 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.57 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.58 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.59 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.60 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.61 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.62 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.63 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.64 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.65 REVISTA PAVDEKĖSIA nr.66 Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com |