Armata amerikane dërgon në Shqipëri 250 autoblinda për transport strategjik

Armata amerikane dërgon në Shqipëri 250 autoblinda për transport strategjik

Shtatëdhjetë autoblinda për transport strategjik priten të zbarkojnë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë), ndërsa në muajt e ardhshëm do të dërgohen  edhe 180 të tjera. Shqipëria do t’ia paguajë Amerikës vetëm 15 milionë euro për to, ndërsa pjesa tjetër vjen si shpërblim për punën e mirë dhe kontributin e Forcave të Armatosura në misionet në Afganistan e më gjerë. Kjo shifër e çon numrin total të autoblindave në Shqipëri në rreth 950 sosh ose sa dyfishi i Serbisë. Shqipëria ka edhe një kontratë prej 10 milionë eurosh me Italinë për furnizimin e Ushtrisë Shqiptare me rreth 5000 armë automatike, duke hequr kështu nga shërbimi kallashin (duke e kaluar në armatim rezervë). Po ashtu, Shqipëria ka edhe një kontratë me Turqinë, por që nuk dihet se çfarë armatimesh do të merren.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …