Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me gjithsejt 82 vjet burgim sulmuesit e Ziadin Selës

Arrestohet i dyshuari kryesor për dhunën ndaj Selës

Policia maqedonase në mëngjesin e sotëm ka arrestuar të dyshuarin kryesor për dhunën ndaj Zijadin Selës. Bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babain e tij. Ministria e Brendshme ka njoftuar është arrestuar Gjorgjievski i cili ne incizimet e dala nga 27 prilli shihet qartë duke tërhequr zvarrë deputetin Zijadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij Çejo Gjorgjievski i përfshirë edhe ai në këtë ngjarje. Nga bastisja që ka kryer MPB në shtëpinë e tyre janë gjetur akoma rrobat me gjak nga nata e dhunshme e 27 prillit, këpucët po ashtu akoma me njolla gjaku të asaj mbrëmje, gjithashtu dhe 3 celularë ku shpresohet në to të gjenden biseda të mundshme telefonike. Të gjitha këto janë konfiskuar si prova materiale. Babë e bir po mbahen aktualisht në stacion policorë për procedim të mëtejmë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …