Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Për të shkuar PDK-ja në opozitë nuk vendos Lutfi Haziri i LDK-së por qytetarët e Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Arsim Bajrami në reagimin e tij kundër deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se “PDK duhet të shkojë në opozitë”, ka thënë se “për të shkuar në opozitë nuk vendos Lutfi Haziri, por qytetarët”. Në një intervistë për “RTK”, Bajrami ka thënë se institucionet e vendit mund të formohen javën e ardhshme, kur edhe pritet të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, pasi të arrihet një konsensus. Në lidhje me kushtëzimet e Vetëvendosjes dhe LDK-së që Kadri Veselin nuk do ta votojnë për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se PDK-ja duhet të tregojë se kush do të jetë kryetar i Kuvendit, sepse kjo është e drejtë ekskluzive e PDK-së. “Partitë politike duhet ta pranojnë Kadri Veselin, pasi nëse para 3 vitesh ka qenë i pranueshëm, pse mos të jetë tani”, ka thënë Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …