Brickos

Asgjësohen 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike

U asgjësuan 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike nga agjencitë që funksionojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Mallrat e ndaluara dhe sekuestruara kanë tentuar të futen ilegalisht ne territorin e Republikës se Kosovës.

Këto mallra në momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim brenda vendit. Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  kanë konstatuar se mallrave u mungon dokumentacioni i cili garanton sigurinë, cilësinë dhe kualitetin e produkteve.

Produktet  kanë qen pa, çertifikata shëndetësore, çertifikata e origjinës dhe dokumentacioni tjetër përcjellës. Përveç dokumentacionit, kushtet e ruajtjes dhe transportit  nuk kanë qen adekuate sipas standardeve. Bazuar në këto mangësi është vendosur që kjo sasi e produkteve ushqimore dhe higjienike  të asgjësohet për të pamundësuar daljen e tyre ne treg ku do të rrezikohej shëndeti i qytetarëve.

Asgjësimi është kryer nen mbikëqyrjen e inspektorëve të agjencive ne kuadër të MIK-ut, ne  depon e  mbeturinave në Mirash Obiliq.

Të tri autoritetet për ruajtjen e kufirit janë te përkushtuara maksimalisht qe të parandalojnë hyrjen e mallrave ne mënyrë ilegale dhe të pa kontrolluar, për t’iu shmangur kontrollit shëndetësor dhe taksave shtetërore. Të gjitha mallrat qe ndalohen pa dokumentacion ne tërë territorin e Republikës se Kosovës do të sekuestrohen dhe  asgjësohen. Për kryesit e këtyre veprave do të iniciohen procedura ndëshkimore.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …