Catherine Ashton

Ashton: Vendet e Ballkanit të jenë të vëmendshme ndaj përpjekjeve të Rusisë për ta shtrirë ndikimin e saj

Gjatë një ligjerata të mbajtur në Qendrën Vudrou Uillson në Uashington, ish-shefja e BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton ka thënë se vendet e Ballkanit perëndimor duhet të jenë të vëmendshme ndaj përpjekjeve të Rusisë për ta shtrirë ndikimin e saj në këtë rajon të rëndësishëm. Duke komentuar me përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes investimeve dhe metodave të tjera, zonja Ashton deklaroi se këto vende duhet të jenë të kujdesshme ndaj këtyre veprimeve. Këto vende duhet që vet të vendosin se në cilin drejtim duhet të ecin. Investimet janë pozitive, por ato nuk duhet të lidhen me disa përpjekje, për të ndryshuar drejtimin që njerëzit kanë zgjedhur për vendin e tyre. Në bazë të përvojës sime me vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe Serbinë, ato kanë bërë zgjedhjen e tyre mbi atë se cila është e ardhmja e tyre më e mirë nga pikëpamja ekonomike, dhe ajo që duan banorët e tyre. Njerëzit e këtij rajoni kanë pasur një kaluar të vështirë dhe ata meritojnë një të ardhme paqësore dhe të sigurt, theksoi në mes tjerash ish-shefja e BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …