Agjencia e Statistikave

ASK: Totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Buxhetit nga Qeveria e Kosovës ishte 368 milionë euro

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë së Kosovës për tremujorin e parë të këtij viti ishte 458.9 milionë euro, ndërsa gjatë kësaj periudhe totali i përgjithshëm i shpenzimeve ishte 368 milionë euro. Të dhënat janë bërë të ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 54% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.  Ndërsa, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 37%; kontributet sociale dhe përfitimet 26%; formimi i kapitalit bruto 15%; dhe konsumi i ndërmjetëm 10%. Pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …