Ndonëse jo zyrtarisht ka filluar fushata e partive politike më heqjen e vijave të kuqe për njëra tjetrën

Asnjëra nga partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 qershorit, në Kosovë, nuk i kanë shlyer gjobat

Asnjëra nga partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë, nuk kanë shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.  Ndonëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vlerësuan se kanë kaluar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresaka pranuar 354 ankesa, derisa për shkelje të kodit të mirësjelljes, ka gjobitur subjektet politike me gjithsej 348 mijë euro. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit ka treguar për “Radion Evropa e Lirë” se deri më tani është paguar vetëm një shumë e vogël nga gjobat e shqiptuara. Prej kësaj shume, subjekti politik apo koalicion Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ka paguar mbi 10 mijë euro, kurse subjektet tjera nuk kanë paguar asnjë gjobë”, ka thënë Desku.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …