Atdhetari Beqir Agë Vokshi kthehet në bronz në vendlindjen e tij

Nënë përkujdesjen e kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, është mbajte manifestim  i madhe kushtuar atdhetarit  Beqir Agë Vokshi.

Në këtë manifestim me prezencën e tyre Vokshjanët dhe gjithë Deçanin, i kishin nderuar bacë Hilmi Haradinaj, Prof.Dr.Fehmi rexhepi, Prof.Dr.Isa Bicaj, Lider i AAK-së Ramush Haradinaj, Akademik z.Jusuf Bajraktari, pjesëtarë të familjes Vokshi, qytetar të shumtë nga të gjitha viset shqiptare.

Në këtë manifestim të madh nder të tjera u tha se Beqir Agë Vokshi është figurë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare, figurë dhe personalitet i cili me vite e dekada të tëra u anatemua padrejtësisht, sot është kthyer në  bronz punuar më mjeshtëri të rrallë nga skulptori nga Shqipëria Idriz Balani.

Beqir Vokshi, lindi në vitin 1890 në Gjakovë. Ishte pjesëtar dhe njëri ndër  protagonistet shumë të rëndësishëm  të lëvizjes sonë Kombëtare me fillimshekullin që lamë pas. Ai udhëhoqi shumë ngjarje më rëndësi jetike në periudha të vështira të rrugëtimit të shqiptarëve për liri dhe sovranitet kombëtar. Ishte nip i Sulejman Vokshit. Pas pushtimit të Gjakovës nga serbët mori pjesë në forcat e armatosura të shtetit shqiptar në Durrës ishte dhe pjesëtar i komitetit për mbrojtjen  e Kosovës i cili është themeluar 1 maj 1918.

Në vitin 1921, e deri në muajt e parë të vitit 1922, sëmundja e detyroi të shtrohej në një sanatorium të Vjenës. Pasi la Vjenën u kthye në atdhe, e pikërisht në Zonën Neutrale të Junikut, zonë që kishte kohë që vlonte nga trazirat.

Ishte Udhëheqës i Komunitetit të Gjakovës dhe Komandant i Ushtrisë së Zonës Neutrale të Junikut. Vrasja e Beqir Vokshit, mund të konsiderohet si një vrasje e pastër politike. Beqir Agë Vokshi u vra pabesisht me 22 Janar të vitit 1923 rrugës nga Juniku për në Krumë. Është mirë dhe  detyrë e jona që figura të tilla kombëtare siç ishte Beqir Agë Vokshi të marrin vendin që ju takon në Historinë tonë, kështu u tha në këtë manifestim të madh. Për veprat e Beqir Agë Vokshit kanë folur  Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, Akademik  z.Jusuf Bajraktari, prof.Selim Lokaj, Në emër të asamblesë Komunale të Deçanit z.Bilall Hadegjonaj, ne emër të familjes Vokshi ka fole Shefqet Vokshi.

Regjioni i Vokshit tash e sa kohë ka të themeluar Çmimin ,,Sylejman Vokshi ‘’ ndërsa me këtë çmim është nderuar i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj.

Këtë çmim kryetarit Selmanaj  ja ndau babai i Dëshmorit Sali Hadergjonaj  z.Selmon Hadergjonaj, dukë thënë se ëndrrat e disa brezave për të ngritur shtatoren e Atdhetarit Beqir Agë Vokshi e bëri realitet, andaj meriton që ky çmim me vlerë të lart ti takoi kryetarit Selmanaj.

Pas fjalimeve dhe kumtesave u bë edhe zbulimi i shtatores së atdhetarit Beqir Agë Vokshi. Zbulimin e shtatores e bënë: Bacë Hilmi Haradinaj, z.Rasim Selmanaj, z.Ramush Haradinaj, Familjarët e Curr Misinit, Demë Shalës, Shaban Zenelit, dhe Ramadan Malës pastaj familjet e Dëshmorëve Agim Pangjaj Arif Vokshi e Mentor Tolaj, si dhe përfaqësuesit e të gjitha fshatrave të regjionit të Vokshit Selmon Hadergjonaj, Quash Nitaj, Atham Riza, Mustafë Haxhosaj, Shaqir Tolaj, Brahim Pangjaj, Halil Dukaj, Arif Kadrijaj, Muzli Kasumaj dhe Fetë Krasniqi dhe Gani Vokshi.

Ky manifestim është përmbyllur më një program të pasur kulturo Artistik .

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …