Autoritetet e Beogradit kanë shembur një xhami të shqiptarëve islamë në “Fushën e Zemunit”

Autoritetet e Beogradit kanë shembur një xhami të shqiptarëve islamë në “Fushën e Zemunit”

Sot në  mëngjes autoritetet e Beogradit kanë  shembur një xhami, për të cilën thuhet se nuk kishte leje ndërtimi. Xhamia e shembur ishte në komunën e Zemunit. Komuna thotë  se Bashkësia Islame, si investitor, ka ndërtuar pa leje duke injoruar vendimin e Inspeksionit Ndërtimor, por kjo komunë nuk ka sqaruar se  kishte apo jo leje ndërtimi Kisha ortodokse dhe më shumë se 500 ndërtime të tjera pa leje në atë lokalitet. Aksioni për rrënimin e këtij objekti fetar islam në Beograd, ishte shtyrë për shkak të tubimit të një numri të madh të qytetarëve. Shembja e këtij objekti ishte paraparë të kryhej sot kur edhe fillon muaji i Ramazanit për besimtarët islamë, të cilët Serbia i ka diskriminuar dhe vazhdon t’i diskriminojë. Vetëm ne  Beograd në të kaluarën kanë qenë 274 xhami, ndërsa në territorin e Pashallëkut të Beogradit deri në fillim të shekullit 20 kishte më shumë se 3400 xhami, teqe, mesxhide e objekte të tjera islame.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …