Avdullah Hoti thotë se Qeveria aktuale e Kosovës njihet për dështimin në liberalizimin e vizave, dhe në INTERPOL

Avdullah Hoti: Kuvendi i Kosovës të votojë për shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, Dardan Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit njëherësh ministrit të Diasporës Dardan Gashi, për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt, ku po festohej për lirimin e tij nga akuzat për korrupsion. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar se GP i LDK-së ka dorëzuar  në Kuvend kërkesën për interpelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me siç tha ai të shtirjes me armë dhe  sjelljen e pahijshme të zyrtarëve të lartë të Qeverisë përkatësisht zëvendëskryeministrit dhe ministrit  të diasporës, Dardan Gashi. “Ne  vlerësojmë se ajo sjellje bie ndesh me kodin penal të Republikës së Kosovës. Ne do të kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të votojë për shkarkimin e menjëhershëm  të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, z Dardan Gashi” ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …