Hilmi Jashari: Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi po qëndron i sëmurë në burg

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari: Dikush të japë përgjegjësi për faturat e veriut

Faturimi i energjisë së shpenzuar nga serbët e veriut tek qytetarët e tjerë të Kosovës përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit ka konstatuar se me këtë veprim janë shkelur së paku katër ligje bazë. Avokati i Popullit i ka rekomanduar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që ta bëjë kompensimin e pagesave për qytetarët që janë dëmtuar duke paguar fatura për harxhimin e energjisë së qytetarëve të tjerë në veri. Nëse ky rekomandim nuk zbatohet nga ZRE-ja avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në një intervistë të dhënë për gazetën “Zëri” thotë se do t’u drejtohet Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të ndikuar që ZRE-ja ta përfillë këtë rekomandim të avokatit të Popullit, kurse në anën tjetër do të vazhdojë rruga ligjore në gjykata për ta kompensuar dëmin shkaktuar qytetarëve të tjerë në pjesën jugore të vendit. Madje Jashari ka thënë se kjo shkelje duhet t’i sjellë para përgjegjësisë juridike ata që kanë nxjerrë një vendim të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …