Azem Syla

Avokati, Tomë Gashi ka deklaruar se Azem Syla ka nevojë për trajtim mjekësor

Ish-Komandanti i UÇK-së, Azem Syla i arrestuar nga EULEXI, për gjoja krim ekonomik është dërguar në Kliniken e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë të ditur për mediet, avokati i tij, Tomë Gashi. Lajmin e ka konfirmuar  edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.  Avokati Gashi ka saktësuar se  Azem Syla  ka nevojë për trajtim mjekësor, madje edhe në kohën kur është bastisur dhe kontrolluar shtëpia e tij nga Policia, në Kizhnarekë të Drenasit, ai  ka qëndruar në Shqipëri për të bërë disa kontrollime mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …