Azem Syla

Azem Syla ndodhet i shtrirë në QKUK, për shkaqe shëndetësore

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, i akuzuar nga Prokuroria e EULEX-it, për gjoja krim të organizuar, që nga e premtja u shpall i paraburgosur për të tretën herë, por nuk është dërguar në burg, meqë është i sëmurë dhe është dërguar për shërim në QKUK. Avokati i tij, Tomë Gashi ka konfirmuar për mediet se Azem Syla ka disa ditë që ndodhet në spital, dhe kjo nuk lidhet me rastin e hapur ndaj tij, në gjykatë. Disa medie e portale me qëndrim kundër UÇK-së kanë spekuluar se një gjyqtar i EULEX-it gjoja ka urdhëruar mjekët që deri të hënën të kryejnë të gjitha ekzaminimet mjekësore, në të kundërtën do të dërgohet  një mjek i EULEX-it. Azem Syla ka qenë komandanti i SHP të UÇK-së, deputet i PDK-së. Ai, vazhdimisht ka qenë në shënjestër të regjimit serb, por edhe të UNMIKU-ut, EULEX-it dhe shërbimeve të huaja proserbe, që veprojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …