leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Në Kosovë ka informim, por jo komunikim

Komunikimi nuk është rrugë një kahe, nuk është vetëm informim, është proces dëgjimi dhe mbi këtë proces zhvillohet demokracia. Menaxhimi i Mardhënieve me Publikun në kohë të tensioneve politike, është art që duhet zbatuar me dije dhe përkushtim

Përgjegjësitë e Mardhënieve me Publikun në jetën politike dhe institucionale në Kosovë, konsiderohen se ende janë larg realizimit të objektivave, të cilat i përkufizon fusha. Ende Mardhëniet me Publikun konsiderohen fushë e informimit, pra vetëm të japësh e jo edhe të marrësh. Mbase qëndrimi i tillë po sjellë edhe polarizime të skajshme dhe mosbesim të qytetarëve në vendimet politike. Zyrtarët e Mardhënieve Publike, para se të kenë përgjegjësinë për të dhënë informacionin – lajmin për një fushë të caktuar, janë burim informacioni mbi atë se çka mendon anëtarësia, publiku dhe si reflekton ajo karshi atij lajmit. Gjykuar sipas kësaj logjike, këta zyrtarë më shumë duhet të kujdesen për të marrë, sesa për të dhënë. Në këtë formë ndihmojnë udhëheqësit e tyre, qofshin ata politiko – partiak apo institucional.

Specialisti veteran i Mardhënieve Publike, Robert L. Dilenschneider, i quan Mardhëniet Publike si “arti i të ndikuarit”. Në një libër të tij, ai thekson: “Është i fuqishëm ai që arrin të kujtoj dhe të bëj lidhjen mes komunikimit, vlerësimit dhe të ndikuarit”.

Po si është gjendja në Kosovë karshi këtij përkufizimi?

Konsideroj se të jetë larg, mbase edhe ne vetëm informojmë pa hyrë në fazën e dëgjimit, vlerësimit etj. Si i tillë, komunikimi nuk është rrugë njëkahore, nuk është vetëm informim, është proces dëgjimi dhe mbi këtë proces zhvillohet demokracia. Menaxhimi i Mardhënieve me Publikun në kohë të tensioneve politike, është art që duhet zbatuar me dije dhe përkushtim.

Angazhimi për informim, komunikim dhe partneritet me shtetasit e Kosovës, është i një rëndësie jetike për kohën. Dinamika e zhvillimit institucional dhe të shoqërisë karshi zhvillimit të teknologjisë së informimit dhe komunikimit, kërkon që roli i mekanizmave institucional e partiak, të cilët merren me këtë sektor, të fuqizohen shumë për të synuar arritjen e kësaj objektive. Komunikimi ndërton mardhënie dhe zhvillon dialogun me shtetasit në jetën institucionale, gjersa në atë partiake me anëtarësinë. E bëjnë atë më të vlerësuar, më aktiv dhe jo lehtë për t’u manipuluar nga të tjerët. Jam i bindur se sot po ta kishim të zhvilluar këtë fushë, nuk do të na shfaqej problemi i demarkacionit e as i asociacionit, nuk do të na shfaqej edhe perceptimi për keqqeverisje në pushtetet lokale që diku në sytë e qytetarëve shihen si qendra të biznesit. Ndërtimi i mardhënieve të mira me publikun ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e qeverisjes, qoftë ajo lokale apo qendrore, i shërben rritjes së transparencës së punës së saj në përmirësimin e efiçiencës, efektivitetit dhe rritjes së pjesëmarrjes aktive të qytetarëve. Procesi i ngjajshëm reflekton edhe tek partitë politike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …