leoni

Balzaku (1799- 1850), shkrimtari gjenial i Francës dhe i Evropës së shekullit 19-të

Balzaku (1799- 1850), shkrimtari gjenial i Francës dhe i Evropës së shekullit 19-të

Balzaku është shkrimtari më i madh dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit të 19-të.

Njohja e tij gjeniale e realitetit dhe kontradiktave në shoqërinë feudale-borgjeze të kohës, ka bërë që veprat e tij të kenë qenë burim i njohurive edhe për filozofët dhe shkrimtarët më të njohur e më të  mëdhenj të Evropës e botës së asaj kohe.  Gjeniu i filozofisë së materializmit dialektik,   Karl Marksi e ka çmuar lartë krijimtarinë e Balzakut, ndërkohë që ka pranuar se më shumë ka mësuar nga veprat e Balzakut sesa nga veprat e shkresurinat e filozofëve të kohës së tij. Krijimtaria e tij letrare artistike e përmbledhur  nën titullin “Komedia njerëzore” paraqet tablonë më reale të zhvillimit historik dialektit të Francës dhe Evropës në shekullin 19-të. Gjenialiteti i tij krijues i dha hov të madh jo vetëm letërsisë por përgjithësisht mendimit filozofik përparimtar të kohës. (A.Q.)

Honoré de Balzac lindi në Turs, më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të

studionte në oratorin e Vendome, ku për 6 vjet studioi shumë lende, por gjithashtu duke nxjerrë në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në kolegjin Tours e më pas Paris, ku u transferua së bashku me familjen. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.

Në një dhome të vogël në lagjën Bastija, i vetëm ose në bashkëpunim me Auguste Le Poitevin, një botues komercial, nga 1821 deri 1829, shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dë Sent-Obë ose L’or de rhoon nder të cilat veçohen : L’héritié de Bïrag (trashëgimtari i Birag, 1821), viker des Ardennes (Famullitari të Ardennët, 1821), Argow le pirate (Argow pirati, 1824).

Në 1822 Balzac u njoh me L’or de Bernit, një grua e pjekur e cila i qëndroi gjithnjë pranie deri në ditën e vdekjes së tij(1836). Asaj gruaje ai i kushtoi “Le lit de la vallée” (Zambaku në lugine, 1835). Në 1825 u bë botues dhe tipograf. Në të njëjtën kohë bleu gjithashtu një fonderi por përpjekjet e tij për të bëre tregti dështuan dhe e futën atë në borxhe.

Përsëri një përpjekje për biznes, këtë herë në Sardenjë ku u përpoq të risillte në pune mijërat e vjetra të argjendit dhe përvec kësaj provoi të tregtonte dru nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendëse për kohën, duke mobiluar shtëpinë me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga përpjekje të kota për tu pasuruar dhe për të qenë një njëri i suksesshëm në një kohë shumë të shkurtër.

Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Sèn dë la vi privé (Skena të jetës private), Sèn dë la vi dë provens, Skena të jetës në provincë) Sèn dë la vi parizien (Skena të jetës parisienë). Behet fjale për një analize të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e “monarkisë borgjese” të Luigjit Filip.

E para është një romancë historikë, Le Shuons (1829), për të cilën është frymëzuar nga revolta e Vande-se ; megjithatë do të jenë veprat e tjera të tij që do ti sigurojnë sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder të cilat mund të përmendim : La po dë chagrë (Lëkura e shegrenit, 1831), Evgjéni Grande (1833), Lë médsë dë shampanj (Mjeku i fshatit, 1833), Ilyzio perdy (Ilusione të humbura, 1837-43), Splendër e mizer de kurtisan (1839-47).

Honore ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur.

Kjo erdhi falë lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me të cilën u martua pak kohë përpara se të vdiste. (Dashuria me Eva Hanska ishte vetëm një “loje salloni” por një gjë të tillë Balzac nuk e mori vesh kurre).

Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e Korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.

Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.

Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betta (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).

Në 1937 realizoi “La vielle fille” që u bë romani i parë që publikohej në një gazete. Në 1838 Balzak u dallua për luftën e tij për të drejtën e autorit. Honor kishte një vullnet shumë të madh për të punuar megjithëse shëndeti kishte filluar të bëhej një pengese e madh për të. Në 1839 u bë anëtar i shoqërisë së shkrimtareve dhe po atë vit ai u zgjodh kryetar i saj.

Në 1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshën Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet më se miri në letërkëmbimin midis tyre që u publikua në 1968 nën titullin “Lettre à madame Hanska.

 

Balzaku, Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore

Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar. I mbyllur në kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijëria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij – Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca, në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës i liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu në autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.

Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan një dramë “Kromuell”. Një dështim i plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme : Jean Louis, l’Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët, ndikimin nga emrat e borgjezisë : Horace de Saint-Aubin, lord R’Hoone.

Romanet ndjekin njëri tjetrin, dy ose tre në vit, themelues të mitologjisë balzakiane dhe të vështrimit të tij unik për jetën. Romanit “Lui Lambert” i përgjigjet utopia e “Doktorit të fshatit”. Të organizosh për të luftuar forcat shkatërruese të dëshirës, të luftojmë kolektivisht për të zëvendësuar pasionet me rregullin social. Revolucioni për Balzakun, përveçse u mundua të zhdukë pabarazinë dhe krimin, forcoi pasionet. Ai përjashtoi dhe tipizoi me mijëra njerëz, heronj popullorë, kriminelë, mjeranë, të rinj që kërkojnë të ardhme, gra pa të drejta për shkak të legjislacionit napoleonian. Bota moderne është shumë e ashpër, sepse burrat dhe gratë vuajnë atje. Liberalizmi është një gënjeshtër që favorizon pasurimin e egoistëve dhe të imoralëve, të udhëhequr nga interesi. Doktori i fshatit, Benasisi, ka një zemër të plagosur, i cili, meqë ka vuajtur vetë është i aftë të reflektojë në një mënyrë kritike për shoqërinë në të cilën bën pjesë. Ajo që është romantike të Balzaku është fakti se dhimbja formon vetëdijen të njeriu. Në të njëjtën mënyrë për të riardhur tek forcat shkatërruese, ai shkruan “Kërkimi i absolutes” ku tregohet jeta e një të çmenduri në botën reale. Këtij universi real i përgjigjen sa vjen e më shumë romanet që vijojnë, të parët e ciklit “jeta e provincës” si “Evgjeni Grande”. Balzaku shkruan dhe publikon shumë shpejt duke u vënë re kështu për ndërthurjet e personazheve në romanet e tij. Në vitin 1833 ai mendon të rikthejë disa personazhe të romaneve të kaluara. Një ide gjeniale që do të lejojë sipas tij të paraqesë një afresk të botës modernë. Është tek “Xha Gorio” (1834-1835) që Balzaku zbaton për herë të parë idenë e tij, pasojat e së cilës do të jenë të rëndësishme dhe do të shërbejnë në krijimin e “Komedisë njerëzore”.

Veprat më të rëndësishme të Balzakut

Xha Gorio

Gobesku

Evgjeni Grande

Fajdexhiu

Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve

Fshatarët

Kushëriri Pons

Iluzionet të humbura…

Në romanin Xha Gorio, Balzaku  trajton një temë me tematike shoqërore që prek shtresat e ulëta te popullsisë

Ngjarja vendoset në ”Pensionin Familjar” prone e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa te shoqin e vdekur për disa vite tashme. Në ketë shtëpi qëndronin pleq e te rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrëveshjes. Një ndër banoret ishte the Xha Gorio, një ish njëri i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona. Banor dhe personazh tjetër me rendësi është edhe Eugjeni një djalosh i ri e ambicioz që me patjetër dëshironte te ishte i pasur e njëkohësisht ishte student i drejtësisë që mezi financohej nga familja e tij, ambicia e tij e dërgon atë në ujera te rrezikshme e te panjohura deri kur takohen me Votrenin një hajn profesionist që merrej vetëm me vjedhjen e shumave te mëdha 10000 e me shumë. Ky i fundint i kishte sugjeruar Eugjenit te marto hej me Vikotorinen vajzën e një konti sepse po i ndodhi diçka te vëllait te saj ajo do ishte trashëgimtarja dhe ai do arrinte qëllimin e tij, në anën tjetër Votreni kishte planifikuar prej kohesh te vriste birin e kontit. Në anën tjetër Xha Gori o kishte dy vajza te cilave ua kishte kushtuar jetën mirëpo ato nuk tregonin një interes edhe aq te madh për te atin.

Pas një kohe Eugjeni shko në shtëpinë e Anastasias vajzës se Xha Gorios ku ajo jetonte me te shoqin, dhe aty ai përmendi emrin e Xha Gorios që pas largimit te tij zotëria urdhëroi shërbëtorin që te mos e lejonin te hynë mu për ketë shkak.

Në rrjedhën e mëpasshme te ngjarjeve Xha Gorio i afrohet Eugjenit kur kupton se ai kishte takuar te bijën e tij. Për tu inkuadruar në klasën aristokrate Eugjeni i kërko para Familjes se tij për te blere rroba te shtresës se larte, te cilat me pas ia kthen familjes me Ane te pokerit. Një dite prej ditësh arrin lajmi për vrasjen e te birit te kontit dhe kuptohet se Viktorina ishte trashëgimtarja e vetme. Pas disa krimesh te kryera Votreni përfundon në Burg. Ndërsa Eugjeni njoftohet me vajzën tjetër te Xha Gorios, Delfinën nga i dashuri Jashtëmartesor i Konteshës. Ditët kalonin e Eugjeni po binte në Dashuri gjithmonë e me Tepër me Delfinen, ndërkohë që Anastasi kishte bere një skandal te papare duke i shitur Stolitë e Vjehrrës se saj për te nxjerrur te dashurin e saj te Fshehët Nga burgu.

Këtyre Ditëve Xha Gorio përçmohet nga banoret e Parisit si një plak i pavlere. Për Xha Gorion gjerat kishin marre tatëpjetën e një ashtu edhe për Zonjën Voker klientët e se cilës po Pakësoheshin dita ditës, ndërkohe që Eugjeni po afrohej gjithmonë e me shumë me Delfinen dhe vazhdonte te luante poker për ti siguruar te ardhurat, ndërsa burri i Anastasias kishte kapitulluar tashme në gjendjen financiare. Një atmosferë mortore kishte Mbuluar Parisin tashme. Atre ditëve ndërroi jete edhe Xha Gorio dhe Eugjeni nuk i realizoi ambiciet e tij për te qene i pasur mirëpo gjeti diç me tepër se qkërkone, ai gjeti Delfinen, Ndërsa për varrimin e Xha Gorios morën pjesë shumë pak persona dhe as njëra nga vajzat e tij nuk ishte aty, Delfina kishte mbetur pa vetëdije, kurse Anastasia nuk do te shkonte për te mos iu prishur grimi dhe teni i fytyre me arsyetimin se nuk e lejonte i shoqi. Duke arritur kështu në përfundim Balzaku na lunderon neper kohen e shekujve XIX dhe XX. (Vikipedia)

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …