Banorët e Hoçës së Madhe të Rahovecit nuk lejuan fushatën e radikalëve të Sheshelit në fshatin e tyre

Banorët e Hoçës së Madhe të Rahovecit nuk lejuan fushatën e radikalëve të Sheshelit në fshatin e tyre

Banorët e Hoçës së Madhe të Rahovecit dje kanë bllokuar rrugën që çon në këtë fshat, pasi deputetët e Partisë Radikale Serbe kishin planifikuar të bënin atje fushatë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë. Përfaqësuesi i banorëve për këtë protestë, Halil Mullaabazi, ka thënë nuk kemi problem me banorët serbë të fshatit, por me ata që vinë nga Serbia për qëllime politike. “Nuk u kemi lejuar të hyjnë. Ata janë kthyer prapa. Sa herë që do të vijnë ata, ne do të jemi këtu” ka saktësuar, Halil Muallabazi.

Policia e Kosovës nuk pengon hyrjen e kriminelëve të Sheshit për të bërë fushatë zgjedhore në Kosovën e lirë dhe “të pavarur” nga Serbia. Edhe banorët e fshatit Mushtisht një vit më parë ishin organizuar për të mos lejuar kthimin e kriminelëve serbë në fshatin e tyre, ku gjatë luftës në Kosovë kishin kryer masakra kundër popullatës shqiptare. Banorët e Mushtishtit   ishin përleshur me policinë e Kosovës e cila bënte përpjekje t’ ua siguronte serbëve kthimin në vendet ku kishin kryer krime. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur asnjëherë ta ndalojë fushatën e partive politike të Serbisë në Kosovë dhe vazhdimisht ka shkelur dhe po e shkel Kushtetutën e vendit. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …