Banorët e Rugovës dhe të Pejës thanë se nuk do ta falin Çakorrin e Bjelluhen

Banorët e Rugovës dhe të Pejës thanë se nuk do ta falin Çakorrin e Bjelluhen

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës ka prezantuar dje të dhënat, materialet dhe gjetjet, sipas të cilave del se Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Përfaqësues të qytetarëve të Rugovës, përreth kufirit me Malin e Zi, kanë kundërshtime të mëdha, ata e quajtën këtë raport si të kamufluar. . “Në shumë mënyra do të përpiqemi që tokën tonë mos ta japim, ngase nuk kanë të drejtë se ky vend është larë me gjak. S’ka të drejtë kryeministri Isa Mustafa, e askush me dhënë këtë tokë. Kjo me të vërtet është një ligësi… sepse kanë frikën se kjo qeveri bie nëse nuk realizohet dëshira e tyre për t’ia dhënë tokën Malit të zi”, tha anëtari komitetit të banorëve përreth vijës kufitare me Malin e Zi, Sali Lukaj.

Sipas Lukajt, Komisioni për matje të territorit është një formalitet, i cili të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe ish Komisioni i kaluar që kryesohej nga Murat Meha. Andaj, sipas tij, këto rezultate të publikuara dje nga ky Komision janë deklarime për të mashtruar popullin dhe banorët e Rugovës dhe të Pejës. Lukaj bëri me dije se nuk do të lejojnë në asnjë formë që të humbasin Çakorrin

 Edhe drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, thonë se rezultatet për matje të territorit janë të pa pranueshme. Kryetari i degës së AAK-në në Pejë, Fatmir Gashi, tha se matja e territotit, nga Komisioni është e pa pranueshme për AAK-në dhe qytetarët e Pejës, ngase forma e matjes ka qenë plotësisht e gabuar. Sipas tij, ka pjesë shtetërore që nuk janë të evidentuara në kadastra. Gashi shpreh bindjen se rezultatet e tilla e destabilizojnë Kosovën, prandaj, duhet një unitet dhe konsensus për këtë çështje. Ai ka rikujtuar se Çakorri është dhe do të mbetet pjesë e Kosovës.

 Kryesuesi i komitetit të banorëve përreth vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, për KosovaPress tha se Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit ka marrë kritere të gabuara me kadastrat komunale. Sipas tij, kadastrat komunale nuk kanë të bëjnë me kufi komunal por me kufi shtetëror. Ky raport i këtij Komisioni nuk duhet të miratohet as nga Qeveria e as të aprovohet në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …