Banorët liridashës të Mushtishtit, me flamuj kombëtarë në duar dhe me brohoritje për UCK-në, nuk i lejuan serbët të hyjnë në fshat

Banorët liridashës të Mushtishtit, me flamuj kombëtarë në duar dhe me brohoritje për UÇK-në, nuk i lejuan serbët të hyjnë në fshat

Banorët liridashës të Mushtishtit, me flamuj kombëtarë në duar dhe me brohoritje për UÇK-në, nuk i lejuan autobusët me serbë, të përcjellur nga Policia e Kosovës, që të  vizitojnë kishën dhe oborret e tyre të dikurshme, në vendin ku kanë kryer krime e masakra gjatë luftës. Pas protestës dhe qëdreses qytetare e cila zgjati më shumë se gjashtë orë, policia e Kosovë u detyra t’i heq kordonet e veta dhe të sigurojë serbët  për t’u kthyer në vendin e tyre në Serbi. Qëndresa popullore qytetare, me shembuj të tillë do t’ i ruajë frytet e luftës sonë çlirimtare e fitimtare, se sa për Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin dhe Edi Ramën kriminelët serbe depërtojnë kudo në trojet shqiptare. Kjo më së miri u tregua sot, pavarësisht zellit të tepruar të nautoruteteve qeveritare dhe Policisë së Prizrenit  në krye me Nexhmedin Krasniqin, i cili dha disa ultimatum me kërcënime por nuk e theu dot vendosshmërinë e popullit liridashës, i cili nuk lejoi kriminelët të kthehen në vendin e krimit, derisa ata pë krimet e kryera nuk kanë dale para dtejtësisë dhe deria nuk kanë kërkuar falje. Qëndresa e sotme në Mushtisht duhet të jetë verdikt popullor dhe përgjigje e vetme për raste të tilla, të cilat i  ka paralajmëruar Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …