Kryetari amerikan, Barack Obama, ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën në zonat e pushtuara, në Halep, për shkak të sulmeve që forcat qeveritare siriane janë duke i kryer atje. Mjekët në qytet e kanë të vështirë ta përballojnë numrin e madh të të lënduarve të në sulmin më të gjatë dhe më intensiv. Ndër vite rezervat e medikamenteve dhe të gjakut janë dukë u zvogëluar, tri javë pasi rrethimi i ushtrisë filloi të ketë ndikim. Një sulm ajror në një ujësjellës ka lënë shumë zona pa ujë. “Aeroplanët nuk po e lirojnë qiellin” ka thënë kryetari i këshillit të qytetit, për agjencinë e lajmeve të Reuters.
Kontrolloni gjithashtu
Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt
Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …