Brickos

Bektashinjtë e Kosovës kanë festuar Sulltan Nevruzin

Bektashinjtë e Kosovës kanë festuar Sulltan Nevruzin

Në një komunikatë për medie,  Baba Mumin Lama i Bektashinjve të Kosovës, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit ka deklaruar se kjo  është kremte vjetore e bektashinjve që na e kujton ciklin jetësor. Natyra jeton, vdes dhe rilindet çdo pranverë. Njëjtë është për njeriun; lindemi, vdesim dhe ngjallemi në amshim.

Njëzetenjë marsi është natë e madhe për besimin tonë.

Preferohet të përgatiten ëmbëlsira e të shërbehen njerëzit qe besojnë e urojnë. Një natë që është mirë të shpenzohet në adhurim të Zotit duke kërkuar mirësi e mbarësi, për vetveten, për familjen, farefisin, miqtë e kombin në tërësi. I lutem Zotit fuqiplotë që t’iu përgjigjet lutjeve tuaja!

Njëzetedy marsi shënon ditëlindjen e Imam Aliut.

Të parit nga dymbëdhjetë imamët e drejtë. Profeti Muhamed për të tha: “Unë jam qyteti i diturisë e Aliu është porta e atij qyteti”. Imam Aliu është e vetmja krijesë e Zotit që u nderua me faktin se u lind brenda Qabesë së shenjtë. Le të jetë kjo një kremte e paqes dhe e lutjes. Një festë e veprave të mira. Ditë të adhurimit ndaj Zotit me lutje të sinqerta për njerëzimin mbarë, për popullin tonë. T’i kërkojmë mirësi Zotit fuqiplotë për të gjithë, për natyrën, për njerëzit, për shqiptarët, për Kosovën. T’i kërkojmë Krijuesit fat e mbarësi për njerëzit tanë, për familjet tona, për besimtarët.

Baba Mumin Lama

Komuniteti Bektashian

Gjyshata e Kosovës

Teqeja në Gjakovë

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …