Brickos

Ismet Beqiri

Beqiri: LDK-ja mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel

Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri,  ka deklaruar se qeveria e Kosovës duhet të punojë në mundësimin e kthimit të qytetarëve të Kosovës në vendet nga të cilat u larguan si pasojë e luftës. Ai në interpelancën e ftuar nga Ismajl Kurteshi lidhur me problemet në veri të vendit ka thënë se LDK-ja mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel dhe ka ftuar që ngjarjet në veri të mos “shihen vetëm negativisht, siç bën Vetëvendosje. Me dialog krijohen mundësi për zhvillim të kësaj pjese të republikës sonë. Duhet të lejojmë kthimin e qytetarëve të Kosovës në vendet nga të cilat u larguan si pasojë e Serbisë. Duhet të lejojmë kthimin e qytetarëve serb në jug, dhe të qytetarëve shqiptarë në veri”, ka thënë ai duke shtuar se kjo do t’i shërbente normalitetit të vendit. Ai po ashtu ka deklaruar se qeveria e vendit nuk duhet të lejojë ndërtimin e monumenteve në veri të atyre që kanë kryer krime në të shkuarën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …