Brickos

Bernd Posselt: Heinz C. Strache është dorë e zgjatur e Kryetarit të Rusisë Vladimir Putin brenda BE-së

Bernd Posselt: Heinz C. Strache është dorë e zgjatur e Kryetarit të Rusisë Vladimir Putin brenda BE-së

Politikani  gjerman, Bernd Posselt, e ka akuzuar zëvendës-kancelarin e Austrisë Heinz-Christian Strache të jetë një dorë e zgjatur e Kryetarit të Rusisë Vladimir Putin brenda Bashkimit Evropian, lidhur me deklaratat e tij se  “Kosova është pjesë e Serbisë’. Posselt, ish-deputet i Parlamentit Evropian (PE) nga radhët e CSU – partnerit të partisë CDU së Angela Merkelit – në një komunikatë për shtyp sot ka bërë thirrje që për shkak të deklaratave të tij duke e kontestuar pavarësinë e Kosovës, tha se Strache duhet që të jap dorëheqje nga pozita që e mbanë në qeverinë e Austrisë. “Sepse ai si duket edhe një here më shumë e ka kontestuar pavarësinë e republikës së Kosovës », tha Posselt. Njerëz të këtillë janë kuaj të Putinit të Trojës në BE, sepse Moska po tenton përsëri gjithçka për ta dështuar pavarësinë e Kosovës, ka shkruar Bernd Posselt. Politikanë gjerman, Posselt, ka qenë deputet i PE-së dhe për shumë vite raportues për Kosovën në trupin legjislativ të BE-së. Tani është anëtar i Komitetit Qendror të CSU-së. ( Burimi: Berlin, dtt-net.com)

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …