Bombardohet një maternitet në Siri, dyshohet për shumë të vrarë e të plagosur

Bombardohet një maternitet në Siri, dyshohet për shumë të vrarë e të plagosur

Një maternitet në veriperëndim të Sirisë është vënë në shënjestër të një bombardimi që ka shkaktuar viktima të shumta mes pacientëve dhe stafit. Organizata bamirëse britanike “Save the Children” bëri të ditur se sulmi ajror kishte goditur hyrjen e spitalit në provincën rurale të Idlibit. Imazhe të shfaqura në rrjetet sociale treguan godinën e shkatërruar pjesërisht. I paqartë numri i viktimave, ashtu si edhe autorët e bombardimit. Sipas “Save the children” bëhet fjalë për spitalin më të madh në zonë. Në një zhvillim tjetër, aktivistët raportuan se sulmet ajrore të koalicionit të drejtuar nga Amerika kishin vrarë 28 civilë në një fshat verior të Sirisë. SHBA konfirmoi se kishin ndërmarrë sulme pranë qytetit të Manbij dhe tha se po hetonte pretendimet për viktima civile.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …