Brickos

Buxheti i Komunës së Skenderajt për vitin 2017 do të jetë rreth 12 milion euro

Kuvendi komunal i Skenderajt në seancën e rregullt të muajit shtator sot ka miratuar buxhetin për vitin 2017 i cili kap shifrën prej 11.932.216 euro. Më këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, para anëtarëve të Kuvendit ka prezentuar objektivat e realizimit të buxhetit, duke u ndaluar në prioritetet e Komunës së Skenderajt për vitin 2017, të cilat janë shumë sektoriale.

Ai para kuvendarëve ka theksuar se Buxheti për vitin 2017 do të jetë gjithëpërfshirës, në raport me politikat investive dhe buxhet i zhvillimeve pozitive në shumë fusha të jetës së qytetarëve të Skenderajt. “Në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2017 dhe parashikimet për vitet 2018 dhe 2019, janë marrë parasysh foktorë të ndryshëm dhe sidomos nevojat e qytetarëve për projekte kapitale. Investimet kapitale janë fokusuar në financimin e projekteve infrastrukturore; në kanalizime dhe ujësjellës, si dhe në disa projekte rrugore të lagjeve”, theksoi z. Nura.

Nura ka siguruar anëtarët e Kuvendit se qeveria lokale e Skenderajt do të vazhdojë të kursej me ngulmë buxhetin e paraparë për mallrra dhe shërbime, pa cenuar funksionimin normal të institucioneve dhe sektorëve të caktuar.

Ai e theksoi si të rëndësishëm edhe fokusimin në subvencionimet në bazë të mundësive financiare në kulturë, sport, bujqësi dhe arsim. Vlera totale e subvencioneve për vitin 2017 do të jetë 180.000 euro. Në kuadër të subvencionimit, Komuna e Skenderajt edhe gjatë vitit 2017 do të subvenciojë në bujqësi, në kulturë, rini dhe sport, si dhe në ndihmë nxënësve me gjendje të rëndë ekonomike.

Po ashtu Komuna e Skenderajt ka paraparë për vitin 2017 edhe fonde të shpronësimit, të cilat do të përdorën me rastin e realizimit të projekteve me interes publik, siç është rasti i projektit të rrugës unazore “17 Shkurti” në qytet dhe projekteve të tjera të rëndësishme që kërkojnë fonde të tilla.

Në fushën e ambienetit Komuna e Skenderajt ka planifikuar për vitin e ardhshëm fonde edhe për sigurimin e kontinjerëve për mbeturina me qëllim të përmirësimit të gjendjes në këtë fushë.

Buxhet i Komunës së Skenderajt është miratuar sot pasi ka kaluar të gjitha fazat e hartimit të tij të parapara edhe me ligj. Këshilltarët komunalë pas diskutimeve për aspekte të ndryshme të realizimt të tij, e kanë miratuar atë duke përgëzuar qeverisjen lokale për transparencë në gjithë procesin buxhetor.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …