vala – old
vipa
driloni com
Fillimi / Dëshmorët

Dëshmorët

Islam Rexhep Krasniqi (6.4.1957 – 24.5.1999)

Islam Rexhep Krasniqi (6.4.1957 – 24.5.1999)

Dëshmori i kombit, Islam Krasniqi u lind më 6 prill të vitit 1957 në fshatin Ratkoc, sot Drinas, të komunës së Rahovecit. Më 1987, për shkak të mundësive të kufizuara për veprimtari bujqësore e kushteve të rënda ekonomike, familja e tij, babë Rexhepi me nënë Nailen, bijë e Tolajve të ...

Më shumë...

Valiant Njazi Ferizi (25.5.1975 – 24.5.1999)

Valiant Njazi Ferizi (25.5.1975 – 24.5.1999)

Dëshmori Valiant Ferizi u lind më 25 maj të vitit 1975, në një familje të arsimuar dhe me tradita atdhetare në fshatin Kodrali të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ndërsa të mesmen, Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, po ashtu në Deçan. Studimet i vazhdoi në ...

Më shumë...

Përparim Ismet Ferizaj (22.8.1979 – 24.5.1999)

Përparim Ismet Ferizaj (22.8.1979 – 24.5.1999)

Përparim Ferizaj u lind më 22 gusht të vitit 1979, në fshatin Kodrali të Deçanit, në një familje me tradita atdhetare. Ishte fëmija i parë i prindërve Ismet e Raze Ferizaj, të cilët lindën e rritën gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza) dhe i edukuan në frymën e shëndoshë ...

Më shumë...

Nuredin Mehmet Gërvalla (13.7.1977 – 24.5.1999)

Nuredin Mehmet Gërvalla (13.7.1977 - 24.5.1999)

Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e nderoi edhe pushka e lirisë e dëshmorit Nuredin Gërvalla. Biri i shtrenjtë i prindërve Mehmet dhe Hatmane Gërvalla, Nuredini u lind në fshatin Kryshec të Lugut të Baranit të komunës së Pejës, më 13.7.1977. Ai ishte i katërti ndër pesë djemtë e Mehmet ...

Më shumë...

Valdet Qerkin Sopi (26.5.1965 – 23.5.1999)

Valdet Qerkin Sopi (26.5.1965 - 23.5.1999)

Familja Sopi e Llapushnikut, për afër një shekull, në periudhat më të rëndësishme për fatin e kombit tonë, ka dhënë prova se ruajtja e substancës kombëtare në këto troje dhe lufta për liri e bashkim është mbi të gjitha. Që nga ripushtimi i Kosovës nga Serbia më 1912-1913 e deri ...

Më shumë...

Fazli Haxhi Jakupi (29.12.1971 – 23.5.1999)

Fazli Haxhi Jakupi (29.12.1971 - 23.5.1999)

Njëri ndër bijtë e Drenicës, që iu përgjigj zërit të atdheut që në orët e para të kushtrimit për liri, ishte edhe i riu Fazli Jakupi nga fshati Baks i Skënderajt. Prindërit, Kada e Haxhiu patën edhe katër djem të tjerë (Bajramin, Avdiun, Avniun e Muhametin). Fazliu shkollën fillore e ...

Më shumë...

Shani Avdyl Shala (23.5.1979 – 23.5.1999)

Shani Avdyl Shala (23.5.1979 – 23.5.1999)

Dëshmori Shani Shala është i biri i Avdylit e Miradies. Ai ka lindur në fshatin Nënkala të Drenasit (ish-Vuçak), më 23 maj të vitit 1979. Nga tetë vëllezër e motra, Shaniu ishte i pesti me radhë. Nga familja e ngushtë, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përveç Shaniut ishte angazhuar edhe ...

Më shumë...

Hasan Beqir Shala (22.5.1979 – 23.5.1999)

Hasan Beqir Shala (22.5.1979 – 23.5.1999)

Dëshmori Hasan Shala është djali i Beqirit dhe i Hafijes. Ai është i lindur në fshatin Nënkala (ish-Vuçak) të Drenasit, më 22.5.1979. Beqiri dhe Hafia kanë rritur pesë bij: Rrahmanin, Rasimin, Naimin, Fazliun dhe Hasanin, si dhe pesë bija: Halimen, Sofën, Sadberen, Sadeten dhe Valdeten. Hasani ishte sugari i familjes. ...

Më shumë...

Danush Miftar Kurtaj (8.3.1961 – 22.5.1999)

Danush Miftar Kurtaj (8.3.1961 – 22.5.1999)

Danush Kurtaj lindi në fshatin Gabrricë të komunës së Kaçanikut, më 8mars të vitit 1961. Ishte biri i Miftarit dhe i nënë, Eminesë. Mësimet fillestare i kreu ne vendlindje, ndërsa shkollen e mesme, në Kaçanik. Qysh i ri e ndien peshën e rëndë të shtypjes dhe të shfrytëzimit nga kolonizatorët ...

Më shumë...

Besim Hazir Paçarizi (12.9.1969 – 22.5.1999)

Besim Hazir Paçarizi (12.9.1969 – 22.5.1999)

Besim Paçarizi u lind më 12.9.1969, në Dragobil të Malishevës, nga babë Haziri dhe nënë, Hajrie Kryeziu nga Mleqani, të cilët sollën në jetë shtatë fëmijë: Ismeti, Sadia, Zeneli, Zejnia, Ganimetja, Besimi dhe Besniku. Besimi arsimin fillor e mbaroi në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri’ në Prizren, kurse të mesmen, Gjimnazin ...

Më shumë...

Arsim Ahmet Zogiani (21.2.1976 – 22.5.1999)

Sot shënohet 19-vjetori i rënies së dëshmorit, Arsim Ahmet Zogiani, nga fshati Harilaq i Fushë Kosovës

Fshati Harilaq i komunës së Fushë Kosovës kishte një pozitë të veçantë strategjike, në kohën kur Kosova ndodhej e pushtuar nga Serbia. Të tillë e bënte këtë pozitë shtrirja e tij rrëzë kodrës së Goleshit, në barkun e së cilës strukej misteri i krimit dhe i vdekjes. Në nëntokën e ...

Më shumë...

Besim Aziz Kabashi (9.5.1972 – 22.5.1999)

Besim Aziz Kabashi (9.5.1972 – 22.5.1999)

Pas betejave të 25, 26 e 27 tetorit 1998, të zhvilluara në kodrat vreshtare të “Izbishtit” të Retisë, me pretekst që forcat serbe dhe punonjësit e vreshtarisë së Rahavecit ta vjelin rrushin, pas dërgimit të një grupi të madh për t’u riarmatosur e veçanërisht pas rënies heroike të Xhelal Hajdës-Tonit, ...

Më shumë...

Tefik Bafti Raka (14.3.1939 – 22.5.1999)

Tefik Bafti Raka (14.3.1939 – 22.5.1999)

Treva e Kaçanikut në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999, ka dhënë 98 dëshmorë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Tefik Raka lindi më 14 mars të vitit 1939 në qytetin e Kaçanikut. Ishte bir i një familjeje punëtore. Babai Baftiu dhe nëna Arifja rritën 9 ...

Më shumë...

Blerim Hamit Zuçaku (20.5.1968 – 22.5.1999)

Blerim Hamit Zuçaku (20.5.1968 - 22.5.1999)

Blerim Zuçaku u lind më 20 maj 1968 në Vushtrri. Prindërit e tij, Hamiti e Afija i patën shtatë fëmijë: Shefkien, Halimen, Hidajeten, Hanën, Elhamen, Blerimin dhe Dritën. Shkollën fillore dhe të mesmen, Blerimi i kreu në vendlindje. Babai i tij, Hamiti, kishte marrë pjesë në brigadën çlirimtare të Shaban ...

Më shumë...

Ramiz Ramë Memia (15.8.1968 – 22.5.1999)

Ramiz Ramë Memia (15.8.1968 – 22.5.1999)

Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u radhitën edhe shumë oficerë dhe ushtarë nga Shqipëria administrative, shumë prej të cilëve edhe ranë në frontet e luftës për çlirimin e Kosovës së robëruar. Në mesin e atyre që ranë në altarin e lirisë janë eprorët Tahir Sinani nga Tropoja, Indrit ...

Më shumë...

Avdylgafurr Merxhan Luma (12.4.1961 – 22.5.1999)

Avdylgafurr Merxhan Luma (12.4.1961 - 22.5.1999)

Në agun e 12 prillit të vitit 1961, derisa bora e Sharrit ende dyluftonte me lulevjollcat që dëshironin të mbulonin fushat dhe malet e Qafës së Shqipes, nënë Zylfija lindi më të bukurin djalë, Avdylgafurrin, të cilin që nga fëmijëria; babai, nëna, familja dhe shokët e tij do ta thërrasin ...

Më shumë...