Brickos

Dëshmorët

Hesat Sami Axhami (22.5.1967 – 19.5.1999)

Hesat Sami Axhami (22.5.1967 – 19.5.1999)

Hesat Axhami u lind më 22 maj të vitit 1967 në fshatin Llanishtë të komunës së Kaçanikut. Në vitin 1910, patrioti Idriz Seferi kishte qëndruar në shtëpinë e Hazir Axhamit, paraardhësit të Axhamëve të Llanishtës. Ndër 23 fshatarëve të këtij rrethi familjar, të rënë me rastin e ripushtimit serb të …

Më shumë...

Afrim Xhafer Gashi (15.6.1969 – 19.5.1999)

Afrim Xhafer Gashi (15.6.1969 - 19.5.1999)

Lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës mori forcë, vrull e gjak të kulluar nga bijtë e Kosovës të mërguar anekënd Evropës, të cilët iu përgjigjën kushtrimit të luftës për liri. Liria e triumfuar në qershor të vitit 1999 mban edhe vulën e artë të fitores të arritur me gjakun …

Më shumë...

Muharrem Rexhë Zeneli (5.7.1957 – 19.5.1999)

Muharrem Rexhë Zeneli (5.7.1957 – 19.5.1999)

Dëshmori Muharrem Zeneli rrjedh nga një familje e ndershme atdhetare e fshatit Ticë të komunës së Skënderajt, e cila edhe në të kaluarën ka derdhur gjak për Kosovën dhe trojet shqiptare. Fekë Zeneli, xhaxhai i dëshmorit, kishte luftuar kundër hordhive të ushtrisë pushtuese serbe, në kuadrin e njësiteve kryengritëse të …

Më shumë...

Mentor Isë Humolli (5.3.1976 – 19.5.1999)

Mentor Isë Humolli (5.3.1976 – 19.5.1999)

Në anën e djathtë të rrugës që çon nga Prishtina për në Besianë, aty rrëzë Kulinave të Lupçit, rrezatojnë rreze lirie dy monumente përjetësie, dy lapidarë të ngritur mbi gjakun dhe eshtrat e dëshmorëve vëlla e motër: Mentor e Elfete Humolli. Elfetja e rënë më 1 shkurt të vitit 1990 …

Më shumë...

Enver Shahin Berisha (10.5.1970 – 18.5.1999)

Enver Shahin Berisha (10.5.1970 - 18.5.1999)

Enver Berisha u lind në fshatin Siçevë, komuna e Prishtinës, nga prindërit: babai Shahini dhe nëna Mehreme, të cilët patën gjithsej shtatë fëmijë (dy djem e pesë vajza): Mevluden, Havën, Enverin, Skenderin, Sanien dhe Magbulen. Babë Shahini, fëmijët e tij i rriti me vështirësi, pasi që toka e paktë që …

Më shumë...

Lulzim Nail Veselaj (5.2.1976 – 18.5.1999)

Lulzim Nail Veselaj (5.2.1976 – 18.5.1999)

Lulzim Veselaj lindi më 5 shkurt të  1976, në fshatin Reçan të komunës së Therandës, ish Suharekë, në një familje bujare të pajisur me cilësi të çmuar të atdhedashurisë. Prindërit e Lulzimit Naili dhe Sanija lindën katër fëmijë: tre djem dhe një vajzë. Lulzimi ishte djali më i madh në …

Më shumë...

Nexhmi Brahim Llumnica (20.6.1958 – 18.5.1999)

Nexhmi Brahim Llumnica (20.6.1958 - 18.5.1999)

Pjesëmarrja e rinisë militante revolucionare e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jashtëzakonisht e madhe. Pjesa dërrmuese e luftëtarëve të ardhshëm të lirisë, ishin kalitur në demonstrata, nëpër burgje dhe në qëndresë aktive kundër pushtuesit. Nexhmi Llumnica i takon grupit militant të …

Më shumë...

Fitush Rrustem Kukaj (16.3.1982 – 18.5.1999)

Fitush Rrustem Kukaj (16.3.1982 – 18.5.1999)

Familja Kukaj e fshatit Qëndresë të komunës së Drenasit të Drenicës, është familje e mirënjohur për pjesëmarrje në të gjitha luftërat për çlirimin e vendit nga robëria shumëshekullore turke dhe nga robëria jugosllave. Habib Kukaj, ka qenë bashkëluftëtarë i Hasan Prishtinës. Ishte ndër atdhetarët e rrallë që dinte përmendsh pjesën …

Më shumë...

Burim Ajet Graiçevci (1.11.1980 – 18.5.1999)

Burim Ajet Graiçevci (1.11.1980 – 18.5.1999)

Familja Graiçevci nga fshati Hade i komunës së Kastriotit, (ish- Obiliq), në momente të caktuara të historisë u bë e njohur edhe me gjakun që pjesëtarët e saj derdhën për lirinë e vendit. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, ajo u shpërngul nga fshati Hade. Kështu kishte ndodhur edhe …

Më shumë...

Safet Imer Gjinovci (20.1.1968 – 18.5.1999)

Safet Imer Gjinovci (20.1.1968 – 18.5.1999)

Fshati Makermal i komunës së Skënderajt, luftës së UÇK-së i ka dhënë shumë dëshmorë e martirë. Nga lagjja Gjinovci e këtij fshati janë shpallur dëshmorë, Safet Gjinovci dhe Ajet Gjinovci. Nga Lagjja Goxhuli: Faik Goxhuli, Isuf Goxhuli, Nasuf Goxhuli, Islam Asllani dhe Ilir Asllani. Safet Gjinovci lindi më 20 janar …

Më shumë...

Brahim Demush Morina (1.2.1950 – 17.5.1998)

Brahim Demush Morina (1.2.1950 – 17.5.1998)

Brahim Morina u lind më 1 shkurt të vitit 1950 në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në Ujmirë. Ishte biri i Demushit dhe Elfijes, bijë e Smakajve të Abrisë së Ulët. Prindërit e tij patën gjashtë fëmijë: Ramadanin, Brahimin, Osmanin, Hysenin, Hasanin dhe Habibin. Brahimi …

Më shumë...

Ramadan Halil Morina (1.10.1960 – 17.5.1998)

Ramadan Halil Morina (1.10.1960 – 17.5.1998)

Ramadan Morina lindi më 1 nëntor të vitit 1960, në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Kijevë. Ishte i biri i Halilit dhe i Zelihasë, bijë e Begajve të Banjës së Malishevës. Halili dhe Zelihaja patën katër bijë: Sylejmanin, Ramadanin, Seferin dhe …

Më shumë...

Sefer Halil Morina (10.4.1964 – 17.5.1998)

Sefer Halil Morina (10.4.1964 – 17.5.1998)

Sefer Morina u lind në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës, më 10 prill të vitit 1964. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Kijevë. Ishte i biri i Halilit dhe i Zelihasë, bijë e Begajve të Banjës së Malishevës. Halili dhe Zelihaja patën katër bijë: Sylejmanin, Ramadanin, Seferin …

Më shumë...

Driton Musli Demaku (3.5.1982 – 17.5.1999)

Driton Musli Demaku (3.5.1982 – 17.5.1999)

Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të rralla rastet kur kanë luftuar krah për krah babë e bir, prandaj, po kështu nuk janë të rralla as rastet kur përkrah njëri – tjetrit kanë rënë në altarin e lirisë babë e bir. Babë e bir, Musli e Driton …

Më shumë...

Musli Nebih Demaku (13.8.1947 – 17.5.1999)

Musli Nebih Demaku (13.8.1947 – 17.5.1999)

“Deri tash kemi gjuajtur për të vrarë lepuj, kurse tash e tutje do të gjuajmë në derra”! Kështu u kishte thënë bashkëluftëtarëve të vet pas fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake e policore të okupatorit serb, dëshmori Musli Demaku, i cili e kishte pasion …

Më shumë...

Abaz Isuf Thaçi (14.9.1964 – 16.5.1999)

Abaz Isuf Thaçi (14.9.1964 – 16.5.1999)

Në mesin e ushtarakëve të cilët iu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftuan me përkushtim në vijat e para të fronteve përballë forcave okupatore serbe, ishte, edhe oficeri i lartë, Abaz Isuf Thaçi. I pari i kësaj familjeje, Miftar Thaçi, luftoi kundër regjimit antishqiptar të Pashiqit duke …

Më shumë...