Brickos

Institucionet

Në përvjetorin e 25-të u përurua Muzeu i masakrës së Krushës së Madhe

Në përvjetorin e 25-të të martën në Krushë të Madhe u përurua Muzeu i masakrës për 241 të vrarët në këtë fshat 25 vite më parë nga forcat terroriste serbe. Ky projekt është i financuar nga Komuna e Rahovecit dhe Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Muzeu do …

Më shumë...

AMF në Tërpezë të Vitisë përfiton Ultrazë modern dhe EKG nga organizata “Qëndresa Kosovare” me përkrahje nga Kuvajti

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Tërpezë , është pajisur sot edhe me një ultrazë modern dhe EKG, fal bashkëpunimit me Organizatën “Qëndresa Kosovare” dhe donatorëve nga shteti i Kuvajtit. Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i organizatës “Qëndresa kosovare” Islam Cakaj me bashkëpunëtorë, kurse e pranoj drejtoresha e QKMF-së …

Më shumë...

10 familje malishevase me shtëpi të reja banimi!

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social facebook se 10 familje të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale iu janë ndarë çelësat e shtëpive të ndërtuara dhe mobiluara tërësisht. “Falënderoj Zotin që pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe vetëm një …

Më shumë...

Poezia e Shqipe Hasanit fituese e çmimit kryesor të Orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut”

Në kuadër të Manifestimit tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”, në Viti është mbajtur ora e madhe letrare, në të cilën kanë marrë pjesë krijues, poetë e shkrimtarë nga hapësirat mbarë shqiptare. Fadil Abazi, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, e shpalli …

Më shumë...

Përkujtohet dëshmori kombit Nijazi Azemi – Komandant Mjekra

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi – Komandant Mjekra, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike etj, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek …

Më shumë...

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përcjellë nga afër trajnimin e regjistruesve të Regjistrimit të Popullsisë – REKOS 2024

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Komunal të Regjistrimit të Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi përcjelli nga afër trajnimin e regjistruesve, ku shprehi gatishmërinë e plotë për mbështetje në realizimin me sukses të Regjistrimit të Popullsisë, si një nga …

Më shumë...

Kryetari Latifi bëri homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë – veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 25-vjetorin e rënies së tyre mes fshatrave Krushë e Madhe, Nagac e Randobravë, nderuan 7 dëshmorët: Ragipi Hotin (vëllaun e Ukshin Hotit), Xhemajli e Shukri Hoti, Sami e Agim Nalli, …

Më shumë...

Nxënësja Elona Zeneli nga Kaçaniku fituese e vendit të parë në garat e recituesve

Në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2024”, janë mbajtur dje garat regjionale të recituesve për nxënësit e shkollave të mesme. Një fjalë përshëndetëse, në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë e mbajti drejtoresha për Arsim Arta Ajeti, e cila pasi ka falënderuar gjitha shkollat pjesmarrëse theksoi se prania juaj …

Më shumë...

Sot pritet të përmbyllen aktivitetet në kuadër të manifestimit “Flakadani i Kradakut”

Në ditën e tretë të aktiviteteve për nderë të manifestimit kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut”, sot me fillim në ora 10:00, në varrezat e dëshmorëve në Viti, do të mbahen homazhe të varri i dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra dhe atë në përvjetorin e rënies së tij në altarin e …

Më shumë...

NË 25-vjetorin e rënies përkujtohen 75 Martirët e fshatit Celinë

Në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit janë përkujtuar të rënët e 25 marsit të vitit 1999. Në tubim përkujtimor i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL, familjarë të të rënëve dhe qytetarë. “Celina i dha kësaj lufte trima që ranë heroikisht …

Më shumë...

Kryetari i Komunës, Fadil Nura priti në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me drejtorët Driton Mulaj dhe Alban Berisha, ku ishte i pranishëm edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, kanë pritur të hënën në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti me bashkëpunëtorë, ku është diskutuar për fillimin e punimeve …

Më shumë...

Komuna e Vitisë po vazhdon edukimin shëndetësorë në komunitet për shëndetin oral

Me moton “Dhëmbë të shëndosh, trup i shëndosh” Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka vazhduar të hënën me aktivitete në komunitet, konkretisht në Komunën e Kllokotit, në fshatin Mogillë. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me menaxhmentin e shkollës dhe mësuesit e kësaj shkolle. …

Më shumë...

Kryetari Latifi bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Fortesë

Të hënën kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në shënimin e 25-vjetorit të përjetësimit, nderuan 68 të vrarët e fshatit Fortesë nga forcat terroriste të shtetit të Serbisë. “Në këtë vend e këtë bregore pushojnë eshtrat e …

Më shumë...

Në Viti përurohet salla e kurorëzimeve

Me një ceremoni rasti të hënën në objektin e Administratës komunale në Viti, është bërë përurimi i sallës së kurorëzimeve. Me këtë rast për herë të parë në këtë sallë dy çifte vitiase ja dhanë fjalën njëri tjetrit që do t’i qëndrojnë besnik njeri tjetrit deri në fund të jetës …

Më shumë...

Kryetari Haliti mbajti një takim në interes të sigurisë publike

Me qëllim të koordinimit të gjithë mekanizmave në raste të ndryshme emergjente por edhe të parandalimit të zjarreve, vërshimeve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur të hënën një takim të përbashkët. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Stacioni në Viti, në krye me …

Më shumë...

Në Viti u shënua Dita Botërore e Tuberkulozit

Me rastin e 24 marsit – Ditës botërore të tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht QKMF-ja në Viti, në koordinim me DKA-në dhe menaxhmentin e shkollës fillore në Remnik, ka zhvilluar të hënën aktivitet për vetëdijesimin e qytetarëve rreth kësaj sëmundje. Dr.Fahri Rexhepi, mjek në QKMF mbajti ligjëratë me nxënësit e …

Më shumë...