Institucionet

Kryetari Haliti reagon lidhur me stërzgjatjën e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan

Kryetari i Vitisë z. Sokol Haliti ka reaguar lidhur me stërzgjatjën e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan, dhe thotë se për këtë po merr edhe shqetësime të vazhdueshme nga vetë qytetarët REAGIMI I KRYETARIT HALITI: Duke parë stërzgjatje e punimeve në projektin infrastrukturor të rrugës Viti-Kllokot-Gjilan dhe të ankesave dhe të …

Më shumë...

Takim i institucioneve komunale për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në mënyrë të paligjshme

Të mërkurën Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Rahovecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit, Kulturës, Arsimit, Inspektoratit, Zyrën për Informim dhe Zyrtaren e Lartë për Mjedis, znj. Bjondina Rama, mbajtën takim me institucione, OJQ, kompani për menaxhim të mbeturinave dhe qytetarë, për mbrojtjen e mjedisit. Përgjatë takimit u …

Më shumë...

Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë dhe planit komunal të veprimit për rininë e Ferizajt

Të mërkurën u mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin e ‘’Strategjia për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024-2029’’ dhe ‘’Plani Komunal i Veprimit per Rininë 2024-2027’’. Strategjisë dhe Planit të veprimit do ti paraprijë ‘’Hulumtimi për Vlerësimin e Nevojave të rinisë në Komunën …

Më shumë...

Komuna e Vitisë shënon ditën botërore të shëndetit oral

Me moton “Dhëmbë të shëndosh, trup i shëndosh” komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot ditën botërore të shëndetit oral. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë komunale të arsimit dhe shkollat gjegjëse. Kryetari i Komunës Sokol Haliti në vazhdimësi në bashkëpunim …

Më shumë...

Të enjtën lirohet për qarkullim rruga “Xhorxh Bush” deri tek hyrja e parkingut

Një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” do të lirohet të mërkurën për qarkullim. Kjo u konfirmua nga Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, z. Bekim Brestovci. Brestovci tha se qarkullimi do të bëhet deri tek hyrja e parkingut. “Nuk e kemi liruar për qarkullim por për ata që …

Më shumë...

U shënua 25-vjetori i Masakrës në Qytetin e Skënderajt

Me pjesëmarrje të familjarëve, kryetarit të Komunës, Fadil Nura dhe drejtorëve komunalë, sot është shënuar 25 vjetori i Masakrës së Qytetit të Skenderajt, me ç’rast janë bërë homazhe te lapidari i ngritur në nderim të viktimave, te Pishat e qytetit. Kryetari Nura ka thënë se liria e Kosovës dhe pavarësia …

Më shumë...

Karvani i shkrimtarëve ”Agim Deva” mbajti orë letrare në dy shkolla të komunës së Malishevës

Mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë, “Agim Deva”, mbajti dy orë letrare në SHFMU-të e Komunës së Malishevës, “Rifat Berisha” në Berishë dhe  “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë. Në këto orë letrare morën pjesë shkrimtarët për fëmijë: Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, …

Më shumë...

Pensionohet mësimdhënësi Ramadan Halili

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Ramadan Halili. Kjo pritje u organizua atij pasi që mësimdhënësi në fjalë pas gati 40 vite punë në arsim është pensionuar. Gjatë këtij takimi ata falënderuan z. Halili, për angazhimin e tij …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në krye me znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi. Gjatë këtij takimi është folur lidhur me ngritjen e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave …

Më shumë...

Bekim Brestovci: Prishtina përgatitet për furnizimin me kontinjerë të rinj për monitorimin e mbeturinave urbane

Bekim Bestrovci

Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, z. Bekim Brestovci, ka bërë një njoftim pozitiv në lidhje me furnizimin e Kryeqytetit me kontinjerë të rinj. Në një postim në media sociale, ai ka shpallur se vetëm disa ditë na ndajnë nga furnizimi i Prishtinës me 1370 kontinjerë të rinj, …

Më shumë...

Thirret mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Më 28 mars 2024 ( e enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e treta për këtë vit kalendarik. Për këtë seancë, propozohen 12 pika të rendit të ditës – Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit …

Më shumë...

U ndanë nga jeta dy pishtarë të arsimit, Milazim Kryeziu dhe Fatmir Bytyqi

U ndanë nga jeta dy pishtarë të arsimit Milazim Kryeziu dhe Fatmir Bytyqi të cilët më shumë se katër dekada dhanë kontribut në sektorin e arsimit. Në fshatin Bubavec iu dha lamtumira e fundit Mësuesit Veteran Milazim Kryeziu i cili në moshën 76 vjeçare u nda nga kjo jetë. Mësuesi …

Më shumë...

U mbajt akademi përkujtimore me rastin shënimit të 78 vjetorit të rënies së luftëtarëve të “Besëlidhjes Shqiptare”

Në Malishevë, me rastin e përkujtimit të betejës së Grapit të Llapçevës dhe rënies së luftëtarëve të “Besëlidhjes Shqiptare”, të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare (PNDSH), nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u mbajt një Akademi Përkujtimore dhe më pas u bënë edhe homazhe e nderime pranë …

Më shumë...

Punëntoria konsultuese e qytetareve dhe zyrtareve të Komunës së Ferizajt në kuadër të projektit “Aktiviteti i Kontratës Sociale”

Vazhdon punëtoria me qytetarët, zyrtarët komunal, si dhe përfaqësues të USAID-it në kuadër të projketit “Aktiviteti i Kontratës Sociale” i cili ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave dhe praktikave ekzistuese të pjesemarrjes publike në vendimmarrjen lokale për të permiresuar cilësinë e jetës së qytetareve që jetojnë në Komunë. Në këtë …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit bënë të ditur programin e mbajtjes së tubimeve përkujtimore 25 mars – 2 prill 2024

Komuna e Rahovecit përmes një komunikate ka bërë të ditur programin dhe datat e mbajtjes së tubimeve përkujtimore për shënimin e 25-vjetorit të masakrave të vitit 1999 të kryera nga forcat serbe në këto fshatra: Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Retijë, Opterushë dhe Pastasel. E …

Më shumë...

Fshirja e tabelave në hyrje-daljet e Komunës së Rahovecit, si veprim, është i papranueshëm

Komuna e Rahovecit ka reaguar me komunikatë me rastin e fshirjes së tabelave në hyrje-daljet e Komunës së Rahovecit, duke e cilësuar këtë akt si veprim, të papranueshëm. Komuna e Rahovecit fton organet e rendit t’i hetojnë këto raste dhe personat e papergjegjshëm të japin pergjegjesi para drejtësisë, thuhet ndër …

Më shumë...