Lajmet

Kievi dhe Kremlini kanë reaguar pas vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për ta ndihmuar Ukrainën

Kievi dhe Kremlini kanë reaguar pas vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për ta ndihmuar Ukrainën. Përderisa presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka vlerësuar se ky vendim do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë njerëzish, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka vlerësuar se kjo ndihmë do të shkatërrojë më …

Më shumë...

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka paralajmëruar plan të ri në dialogun Kosovë – Serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka paralajmëruar plan të ri në dialogun Kosovë – Serbi  nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar më tutje se dialogu ka ngecur për shkak të mungesës së besimit. “Do të ofroj planin tim. …

Më shumë...

Në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet lokale

Valmir Elezi

Në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet lokale. Valmir Elezi  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se “numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni ne komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, …

Më shumë...

Christopher Cavoli: NATO-ja do të shtojë forcat rezervë, në kuadër të KFOR-it, në Kosovë dhe të EUFOR-it në Bosnje

Gjenerali Christopher Cavoli është emëruar në postin e gjeneralit kryesor të trupave amerikane në Evropë

Komandanti i Forcave të NATO-s për Evropë dhe  i Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, Christopher Cavoli, tha se NATO ka marrë vendim për shtimin e forcave rezervë, në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-Altea në Bosnje dhe Hercegovinë. Pasi kemi bërë auditimin e plotë të KFOR-it, kemi arritur në …

Më shumë...

James O’Brien: Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave serbe, Amerika pret që ky zotim të realizohet

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet. Nëse ka shqetësim se komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimin për të ndihmuar në këtë çështje, unë …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklaratat se po përgatitet për sulm kundër Kosovës

Aleksandar Vuçiq vazhdon të viktimizohet, pretendon se në Kosovë po bëhet persekutim dhe spastrim etnik ndaj serbëve

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë deklaratat se përgatitet për sulm kundër Kosovës. Ai në një konferencë për media sot në Beograd me ndihmës Sekretarin e Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, James O’Brien, ka deklaruar se “deklarimet për qëllimin e Serbisë për pushtim …

Më shumë...

Edward Joseph: Asociacioni mund jetë një kusht nga shtetet e QUINT-it, për anëtarësimin e Kosovës në KE

Edward Joseph

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Joseph, thotë se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese mund jetë një kusht nga shtetet e QUINT-it, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  Ai thekson se anëtarësimi i Kosovës …

Më shumë...

Edita Tahiri: Duke kundërshtuar Asociacionin, Kurti mori 50 për qind të votave, pastaj e pranoi pa u skuqur fare

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se  se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dështuar historikisht Kosovën në dialogun e Brukselit, duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke, në  mes dy shteteve. Ajo  e konsideron kryeministrin Kurti shkelës të Kushtetutës, pasi në Bruksel ka …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Marrëveshja bazike e vitit të kaluar, në Bruksel, e ka humbur njohjen ndërkombëtare të Kosovës

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar kundër  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për përmendjen e 11-vjetorit të marrëveshjes së Asociacionit të nënshkruar nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Ajo ka shtuar se Kurti ende nuk ka kuptuar se Hashim Thaçi do të mbahet mend si Kryeministri …

Më shumë...

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për marrëveshje të dëmshme sa i përket Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe. Marrëveshja e Ohrit 2023 të cilën e pranoi Albin Kurti, është e mirë vetëm për Serbinë. Dallimi …

Më shumë...

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka reaguar kundër akuzave për lista të zeza të personave në korrupsion masiv

Menduh Thaci

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka reaguar ndaj akuzave për lista të zeza të personave me lidhje familjare në “korrupsion masiv”, duke mohuar përfshirjen e tij në këto padije. Thaçi ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoni të Veriut, Izet Mexhiti, i cili është …

Më shumë...

Emisari Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak do të largohet nga pozita e tij më 31 gusht

Miroslav Lajçak: Nuk do të tolerohet asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për deeskalimin e situatës është tani

Emisari Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se do të largohet nga pozita e tij në kohën e parashikuar, me mandatin e tij që përfundon më 31 gusht. Nominimi i tij për postin e Ambasadorit të BE-së, në Zvicër ka bërë që ai të …

Më shumë...

Daniel Serwer: Serbia në Fushatë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Daniel Serwer: Vlerëson iniciativën e Thaçit për transformimin e FSK-së, themelimi i ushtrisë së Kosovës është vonuar për disa vite

Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan, Daniel Serwer, ka identifikuar një fushatë të egër të Serbisë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe pse Serbia është angazhuar në marrëveshjen e shkurtit për të mos kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, kjo …

Më shumë...

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Christopher Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me kërcënimet në internet drejtuar ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill. Kërcënimet u bënë pas një vizite të ambasadorit amerikan me 15 prill në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, ku ai u takua me profesorin e …

Më shumë...

Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Arben Taravari, nga koalicionit VLEN, që përbëhet nga katër parti opozitare shqiptare pritet ta kenë të vështirë …

Më shumë...

Avdi Smajlaj: Interferimi i Qeverisë së Kosovës në fushatën zgjedhore në Maqedoni, ndikon në rritjen e nacionalizmit

Profesori universitar, Avdi Smajljaj,  ka theksuar se interferimi i Qeverisë së Kosovës në fushatën zgjedhore dhe procesin zgjedhor në Maqedoni të Veriut, ndër të tjera, do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e nacionalizmit dhe rritjes së votave të partive nacionaliste maqedonase, në dëm të partive që promovojnë …

Më shumë...