Çerdhja e fëmijëve të komunitetit serbë në Skenderaj integrohet në institucionet e Republikës së Kosovës

Komuna e Skenderajt ka bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit të komunitetit serbë në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi ka arritur që të finalizojë një memorandum mirëkuptimi për integrimin e çerdhes së fëmijëvë të komunitetit serbë të fshatit Bajë në institucionet e Republikës së Kosovës. Memorandumi është nënshkruar nga Nënkryetari i Komunës së Skemnderajt Fadil Nura dhe drejtorja e çerdhës së fëmijëve në fshtin Bajë, Maria Saviq. Nënshkrimit të këtij memorandum i ka paraprirë një dialog i drejtpërdrejtë dhe konstruktiv në mes të përfaqsuesve të çerdhes së fëmijëve, komunitetit serbë të fshatit Bajë dhe Nënkryetarit të Komunësë së Skenderajt Fali Nura. Më rastin e nënshkrimit të këtij memorandum, Nënkryetyari Nura u shpreh shumë i kënaqur, duke theksuar se ky akt i sotëm ka ndodhur falë bashkëpunimit të sinqertë dhe reciprok të institucioneve lokale me pjestarët e komunitetit serbë. Deri me tani çerdhja e fëmijëve në fshatin Bajë ka funksionuar jashtë sistemit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ndërsa në bazë të memorandumit ky institucion arsimor do të regjistrohet dhe liçencohet si institucion parashkollor në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit konform ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Përveç Nënkryetrait të Komunësë së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtores Maria Saviq, në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe udhëheqësi i Zyrës së Komuniteteve në Bajë Nedelko Kovaqeviq dhe drejtori i DKA-së Bekim Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …