Çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare

Çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare

Çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale është pasqyruar edhe në mediet autoritative ndërkombëtare. Gazeta autoritative amerikane, “The Washington Post” ka shkruar për kërkesën e pesë ambasadave të shteteve perëndimore në Kosovë ndaj udhëheqësve të vendit për Gjykatën Speciale. Kjo gazetë njofton se ambasadorët e shteteve të Kuintit: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë kanë kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kryetarit, Hashim Thaçi, kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të mos e shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale. E përditshmja “The Washington Post” shkruan gjithashtu se vendet e Quintit janë të shqetësuara me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …