vala – old
vipa
driloni com
Fillimi / Analiza / Daçiqi e Vulini ua ndalojnë krerëve tanë ta përdorin emërtimin, “Kosova Lindore”, edhe pse këta i thonë “Lugina…”
Daçiqi e Vulini ua ndalojnë krerëve tanë ta përdorin emërtimin, “Kosova Lindore”, edhe pse këta i thonë “Lugina...”

Daçiqi e Vulini ua ndalojnë krerëve tanë ta përdorin emërtimin, “Kosova Lindore”, edhe pse këta i thonë “Lugina…”

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, kontroversi dhe papagalli, Aleksandar Vulin, është ndjerë i shqetësuar, sikur thotë ai, nga heshtja e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj deklaratave të Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, sepse ata “Luginën  e Preshevës” njëherë e paskan quajtur, Kosova Lindore. Janë krejt të rralla rastet kur politikanët e Kosovës shërbehen me togfjalëshin, “Kosova Lindore”, jo ndoshta sepse i frikësohen  gjithaq Serbisë, por sepse u vjen  më mbarë të thonë, “Lugina e Preshevës”, meqë terminologjinë e mësojnë nga gazetat si: Ekspressi, Koha, Zëri…kjo thjesht u duket më lehtë ashtu si dikur të parët e tyre që Kosovës i shoshin shkurt,  Kos-met, nga Kosovo i Metohija. 

Kjo Lugina, nga “Dolina” iu  tingëllon më lehtë, sepse nuk është e ngarkuar me nacionalizëm e irredentizëm. 

Këtë “Luginën e Preshevës” ua kanë bërë shëllirë jugo-mediet kosovare shqip-shkruese e shqip-folëse dhe të gjithë pa dallim e përdorin emërtimin, “Lugina”, sidomos disa politikanë të  “Dolinës” dhe portalet e atjeshme. Fjalori i tyre politik është aq “i begatshëm” sa  me ndonjë përjashtim, është nën nivelin shprehës e kumtues të gazetarëve pak më të mirë se mesatarja e shprehur dhe e shkruar në mediet. Perceptimi i tyre origjinal gjuhësor është zero me xhufkë, ndërsa sintaksa, puro sllave e serbe, si:  Kosova po shkon në zgjedhje ( Kosovo ide na izbore) e sa e sa shprehje të tilla…

Vula dhe Daça dhe pararendësit e tyre ua kanë ndaluar të gjithë politikanëve  shqiptarë edhe historianëve togfjalëshin, “Shqipëria e Madhe” madje aq thellë  e kanë ngulur thikën në këtë term, sa që vetë “historianët” shqiptarë çirren kundër këtij formulimi, dhe arsyetojnë sepse ajo paska qenë një shpikje e fashizmit italian, ashtu sikur ka qenë edhe Shqipëria e  katër vilajeteve  shpikje e Perandorisë Osmane, dhe pikërisht për këtë edhe kemi hequr dorë nga ajo farë Shqipërie e mykur në “otomanizëm”  të  vilajeteve të Arnautistanit.

Duke lënë anash cinizmin, sado të shprehur me vend në këtë rast, togfjalëshi “Kosova Lindore” gjen mbështetje në gjeografi dhe në histori. Shqipëria e Madhe nuk bëhet dot, sepse ka mbetur xhuxhe dhe është rrudhur aq shumë sa është ngjitur për vetveten.

Por edhe kjo çudi do të zgjasë dy tri ditë, sipas asaj fjalës serbe dhe   jo më shumë,  sepse Vula do të kërkojë që në dialog me “kosovarët” të përdoret termi zyrtar serb, Kosovo i Metohija.

Kosova Lindore, Shqipëria e Katër Vilajeteve, Shqipëria e Madhe, Ilirida, Çamëria, Trakia, Toplica etj, kanë qenë dhe do të ngelin kurdoherë në kujtesë të liridashësve shqiptarë, pavarësisht perceptimeve moderniste të politikanëve tanë, kurdoherë të përdorshëm për të huajt nga Lindja e Perëndimi nga Veriu e Jugu. Kosova Lindore, kështu si po na vënë punët, dikur do të përfundojë si Çamëria, me dallim se shqiptarët e Çamërisë i ndoqën, i vranë i masakruan dhe ata që mbeten i dëbuan në Turqi e në Shqipëri, ndërsa shqiptarët tanë të tri komunave në lindje të Kosovës  nga vitit në vit do të “rehatohen” në luginat e Kosovës, shumë syresh edhe në shtetet e BE-së. Krejt qetë dhe pa bujë, pa reagime, pa kundërvënie qoftë edhe verbale,  u zbraz Medvegja me dhjetëra fshatra shqiptare.

Kosovës Lindore vetë shqiptarët do t ia humbin edhe emrin, ndërsa serbët për vete do ta ruajnë “Presevska Dolinën”, nën pushtim prej vitit 1912. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Sot shënohet 19 vjetori i masakrës në burgun e Dubravës të kryer nga nga forcat ushtarake e policore serbe

Sot shënohet 19 vjetori i masakrës në burgun e Dubravës të kryer nga forcat ushtarake e policore serbe

Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës, sot (e martë) nga ora ...