Daka: Vetëvendosja s’mund të bëjë koalicion me LDK-AKR, por mund të hyjë në listën e koalicionit LDK-AKR

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bëjë koalicion me LDK-AKR, por që sipas saj Lëvizja mund të hyjë në listën e koalicionit LDK-AKR. “Ata kanë mundësi t’i bashkohen listës së koalicionit LDK-AKR, por jo si koalicion, por në listën e tyre. Pra nuk mund të hyjnë si koalicion, por mund të jenë pjesë e listës së LDK-AKR-së”, tha ajo. Sipas saj, këtë mund ta bëjnë deri në datën e aplikimit për certifikim. “Deri në certifikim, deri në datën e aplikimit për certifikim e ajo është deri më datën 19 maj”, tha ajo.  Mbrëmë në orën 00:00 ka skaduar afati për dorëzimin e koalicioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …