Daniel Serwer thotë se Maqedonia ka ngecur në procesin e anëtarësimit në BE

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se Maqedonia ka ngecur në procesin e anëtarësimit në BE por ai shpreson se  pas zgjedhjeve të dhjetorit, shteti duhet të merrë një forcë dhe ti çoj këto procese përpara, gjë që e kërkon edhe faktori ndërkombëtar si kusht për antarësim në NATO dhe BE. Ai thekson se në këtë drejtim (ngecje) ka kontribuar kriza e brendshme politike që po zgjatë më shumë se një vit, por edhe kontesti për çështjen e emrit, i cili ka bllokuar në mënyrë të veçantë integrimin në NATO dhe BE . “Kjo nuk është e mirë, sikur edhe vendet tjera të Ballkanit, Maqedonia është si një biçikletë proverbiale. Ajo mbanë ekuilibrin e saj derisa sa është duke lëvizur përpara, por nëse ndalon, ka një tendencë të rrëzohet. Unë shpresoj ky shtet të marrë një shtytje nga zgjedhjet e reja, tashmë të planifikuara për në dhjetor”, është shprehur Serwer në një intervistë për IBNA. (Zhurnal)

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …