Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj: AAK është kategorik kundër shkëmbimit apo lëvizjes së kufirit

Daut Haradinaj thotë se rruga Deçan – Plavë do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimeve të Manastirit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se rruga Deçan-Plavë do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimeve të Manastirit të Deçanit. Haradinaj ka kërkuar nga udhëheqësit e Manastirit të mos bëhen pengesë për ndërtimin e një rrugë e cila ndihmon zhvillimin e atij rajoni që lidhet me Malin e Zi. “Manastiri duhet të jetë i hapur për popull dhe duhet të kultivojë vlera ndërnjerëzore për cka është edhe i thirrur. E jo të jetë pengesë për zhvillimin e kësaj zone. Rruga do të bëhet”, ka thënë Haradinaj, i cili ka qenë edhe pjesë e UÇK-së, ka kujtuar kohën edhe të luftës kur Manastiri është ruajtur dhe nuk është prishur. Madje, ka thënë se këtë objekt, shqiptarët, e kanë ruajtur me shekuj. Dhe nuk do ta prekin as tash. “Tendenca për t’i dhënë ngjyrim etnik një rruge e cila është shpresa e vetme e mija qytetarëve të Deçanit është krejtësisht e papranueshme. Si qytetar i kësaj zone, dëshiroj të ju kujtoj palëve kundërshtuese se janë pikërisht këta banorë që me vite e shekuj kanë ruajtur si vlerë Manastritin e Decanit. As edhe një guri i vetëm nuk është dëmtuar gjatë luftës. Prandaj, tash e pas plot 19 vitesh të kundërshrshtosh një rregullim të infrastrukturës në emër të zhurmës, apo Zonës së Mbrojtur, s’është gjë tjetër pos politike dhe aspak njerëzore”, ka deklaruar ai. Manastiri i Deçanit ka kundërshtuar  ndërtimin e rrugës për Plavë dhe për këtë i ka njoftuar edhe ndërkombëtarët. Madje, Ambasadori i Amerikës ka thënë se është mirë që ndërtimet në atë rrugë janë ndalur. Ai ka reaguar me një deklaratë lidhur me këtë çështje duke thënë se duhet të ndërpriten punimet e rrugës Deçan – Plavë. Kundër ndërtimit të kësaj rruge kanë dalur edhe përfaqësuesit e OSBE në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka ndarë 12 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të kësaj rruge e nisur para katër vitesh.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …