OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Demë Shehu: Erdha në Maqedoni i revoltuar për shkak të padrejtësive që po ju bëhen shqiptarëve

Në seancën e sotme gjyqësore që po mbahet në Shkup  kundër luftëtarëve të  Lagjes së Trimave, në Kumanovë, në maj të vitit 2015,  i akuzuari Demë Shehu tha para trupit gjykues tha se kam ardhur në Maqedoni për shkak të revoltës dhe ndaj padrejtësive që po ju bëhen shqiptarëve. Ai sqaroi se kishte parë Shenasi Memetin duke u takuar me Begun dhe Mirsadin disa ditë para rastit të “Lagjes së trimave”. Ai shpjegoi se ai e ka parë Shenasiun së bashku me Begun e Mirsadin, po ashtu duke hyr në selinë e BDI-së por kjo ngjarje tha se ka ndodhur vite më parë.  Demë Shehu sqaroi se Ejup Halimi, nëpërmjet një shoku e kishte paralajmëruar Beg Rizajn, që mos hynte në Maqedoni, pasi atë po e prisnin njësitë speciale. I akuzuari Shehu  pranoi  se me shokët e kishin kryer sulmin në karakollin e Goshincës dhe pastaj ishin kthyer në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …