Deputetet e Kuvendit të Kosovës nderojnë të rënët në Likoshan e Qeriez me 28 shkurt 1998

Deputetët nderojnë të rënët në Likoshan e Qirez, ndërsa projektligji për demarkacionin kthehet edhe një herë në KPJ

Sot në Kuvendin e Kosovës me të filluar punimet e seancës më kërkesën e deputetes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu janë nderuar më një minutë heshtje dëshmoret dhe martirët e Likoshanit dhe Qirezit të rënë me 28 shkurt 1998. Në Kuvend kanë qenë deputetet shqiptar dhe të grupit parlamentar 6+, ndërsa kanë munguar që nga fillimi deputetët e Listës Serbe.

Ndërsa projektligji për ratifikimin e demarkacionit, në të cilin kanë ndodhur disa ndryshime, u kërkua që të kthehet edhe një herë në komisionin për punë të jashtme, që të amandamentohet, ose ta ndryshojë tekstin e marrëveshjes ta reflektojë me nenin 3. Komisioni do të sjell para deputetëve projektligjin me ndryshime. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi pazuë, por nuk dha orë se kur do të kthehen deputetët në sallë.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …