Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës takuan kryetarin e Sllovenisë, Borut Pahor

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës takuan kryetarin e Sllovenisë, Borut Pahor

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e Sllovenisë  Borut Pahor. Në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Pahor vlerësoi lart kontributin e kësaj partie në shtet-ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.  Ndërsa Avdullah Hoti e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …