Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka takuar në Pejë veteranët e UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka takuar në Pejë veteranët e UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka takuar gjatë të shtunës në Pejë veteranët e UÇK-së. Ai ka thënë se Peja e Haxhi Zekës si një ndër qytetet me të çmuara të Kosovës edhe një herë po i jep frymë unitetit të luftëtarëve të UÇK-së 

“Sonte me bashkëluftëtarët e Bekim Berishes, Adrian Krasniqit, Skënder Çekut, Selmon Lajçit e dhjetëra dëshmorëve të tjerë të Komunës së Pejës, bashkëbiseduam për shumë tema që i preokupojnë këto kategori që muret e ndarjes i kthyen në ura bashkimi. Peja e Haxhi Zekës si një ndër qytetet me të çmuara të Kosovës edhe një herë po i jep frymë unitetit të luftëtarëve të UÇK-së të cilët ishin të nëpërkëmbur për sa vite. Lulja e Dukagjinit do rritet me këto vlera!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …