Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj thotë se pengesat në rrugën Deçan - Plavë janë të papranueshme dhe jo të shëndetshme

Rasim Selmanaj thotë se pengesat në rrugën Deçan – Plavë janë të papranueshme dhe jo të shëndetshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj përpjekjeve të igumenit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiçi për të bllokuar punimet në rrugën Deçan – Plavë, duke i vlerësuar ato si të pa shëndetshme.

“Paska reaguar prap Sava Janjiçi lidhur me rrugën Deçan- Plavë! Nuk mendoj se bllokimi i zhvillimit të Komunës është interes i Manastirit, përkundrazi! I ftoj përfaqësuesit e Manastirit që të bashkëpunojnë me Komunën dhe t’i shtyjnë përpara projektet që janë edhe në interes të vetë Manastirit! Rruga tranzit e bllokuar në vitin 2007, u zhbllokua në takimin e thirrur nga ambasador francez sipas kërkesës sime! Atëhere kisha marr premtimin e qeverisë por projekti vazhdonte të mbetej i bllokuar prandaj në ambasadën franceze ishte mbajt takimi me temen; ndertimi i rrugës Deçan-Plavë! Në takim ishin, kryeministri Hashim Thaqi, Samuel Zhbogar, ambasadori amerikan kristofer Dell, Sava Janjiq, Rasim Selmanaj i shoqeruar nga drejtorët ,Ramë Melaj dhe Agron Demukaj!  Nga ky takim u zhbllokua ky projekt dhe para 4 viteve kishte filluar ndertimi i kësaj rruge ku u asfaltuan dy km e dy të tjera u hapen, por nuk u perkrah nga qeveria Mustafa! Tani kur ky projekt e ka përkrahjen e qeverisë Haradinaj, pengesat janë të papranueshme dhe jo të shëndetshme per Manastirin!, ka shkuar Selmanaj në një postim.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …