Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i quan njerëzore zhvillimet në Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i quan njerëzore zhvillimet në Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, nuk ka pranuar të flas lidhur me atë se çfarë është duke ndodhur në Lëvizjes Vetëvendosje, pas raportimit për një përçarje në këtë parti, pas daljes në publik të disa komunikime të brendshme, ku deputetja Aida Dërguti ofendonte ish- kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti. Ai ka refuzuar të u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke thënë se nuk është kompetent për të folur për këtë çështje, megjithatë gjithë këtë situatë e quajti njerëzore.      

“Të gjitha zhvillimet tjera mund të adresohen në Lëvizjen Vetëvendosje, në zyre të Vetëvendosjes. Unë nuk jam as kompetent as i deleguar nga asnjë organ i Lëvizjes Vetëvendosje me fol për këto gjëra, unë besoj se ka ngjarë diçka që është njerëzore në instancë të fundit”, tha ai.

Ndërsa, është raportuar se gjatë ditës se nesërme është paraparë të mbahet një mbledhje në qendrën e VV-së në Vushtrri, ku pritet të diskutohet rreth kësaj çështje, degë kjo e cila udhëhiqet nga Aida Dërguti. Po nesër, pritet që edhe Kryesia Qendrore të dalë më një qëndrim për fyerjen e Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …