driloni com
muqa 900
rkl vala loja shperblyese
vipa
Fillimi / Lajmet / Deputeti i LDK-së, Arben Gashi: Nëse Pacolli e vlerëson se nuk duhet të jetë në koalicion, ne nuk e mbajmë më zor
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi: Pacollin: Nëse Pacolli e vlerëson se nuk duhet të jetë në koalicion, ne nuk e mbajmë më zor

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi: Nëse Pacolli e vlerëson se nuk duhet të jetë në koalicion, ne nuk e mbajmë më zor

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar ultimatumin e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili kishte thënë se nëse brenda 10 ditësh LDK e Vetëvendosje nuk merren vesh për koalicion, atëherë ai mund t’i bashkohet Pan-it. Gashi në një deklaratë të shkurtër për Gazeta Blic tha se askush nuk është duke e mbajtur me zor Behgjet Pacollin në koalicionin LAA. “Nuk e vlerësoj hiç këtë far pune, nëse zoti Pacolli e vlerëson se nuk duhet me kanë në koalicion, ne s’jem tuj e mbajt me zor”, tha shkurt për Gazeta Blic, deputeti i LDK-së. Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se deklarata e Behgjet Pacollit nuk do të merret si ultimatum. Ai tha se kjo deklaratë e Pacollit duhet të shihet si ide e tij për krijimin e një qeverie gjithspërfshirëse.Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë.

Kontrolloni gjithashtu

KIE: Investimet e huaja direkte të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik

KIE: Investimet e huaja direkte të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), dje ka organizuar për herë të pestë Asamblenë e Përgjithshme. ...