Veton Berisha

Deputeti, Veton Berisha demanton pretendimet pa fakte të zëvendës-ministrit Qazim Rrahmani

Si deputet i Parlamentit të Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian deklaroj më datën 24.10.2016 rreth orës 13.00 në hyrje të kuvendit të Kosovës jam penguar dhe provokuar nga zëvendës-ministri Qazim Rrahmani për qëllime të tija politike të caktuara. Po atë ditë z. Rahmani ka deklaruar se gjoja unë e kam kërcënuar dhe sulmuar fizikisht dhe më ka paditur për prishje të qetësisë  rendit publik, Pa dashur të hyjë në gjykimin e rastit unë medieve u kam  përcjellë një video inqizim nga kamerat e sigurisë së Kuvendit të Kosovës të cilat e pasqyrojnë gjendjen reale se kush është sulmuesi dhe kush është i sulmuari . Ju ftoj të e gjykoni vet se si ishte e planifikuar kjo situate.  z. Rrahmani përmes këtyre veprimeve është përpjekur  të më detyroj që unë të bëj një sulm fizik ndaj tij më qëllim të dëmtimit të imazhit tim publik dhe krijimit të alibive të planifikuara për qëllime të tija personale.

Kjo mos marrëveshje i ka rrënjët nga reagimi ynë ndaj disa deklarimeve publike të z. Rrahmani të cilat kanë shkaktuar zemërim, fyerje dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike të rëndë në komunitetin Egjiptian dhe këto deklarata i konsiderojmë  të njëjta me ato të ish- Ministrit Jabllanoviq i cili më pas u shkarkua nga Kryeministri Mustafa. Të njëjtën gjë ne po e kërkojmë nga kryeministri Mustafa e thërrasim në përgjegjësinë e tij politike dhe kërkojmë  të ndërmarr masën e menjëhershme të shkarkimit të tij nga pozita e zv. Ministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Ne besojmë në një Kosovë demokratike e barabart për të gjithë andaj presim veprime të menjëhersheme të Institucioneve të Kosovës, ka sqaruar deputeti Veton  Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …