Deputetja e LDK-së Hikmete Bajrami: Nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin

Deputetja e LDK-së Hikmete Bajrami: Nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin

Deputetja e zgjedhur nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Hikmete Bajrami ka thënë se nuk do ta votojnë kryetarin e Kuvendit nëse ai është Kadri Veseli. Sipas Bajramit kjo është pasi që Veseli ka lejuar trazirat që kanë ndodhur në legjislaturën e kaluar. Madje ajo tha se seanca e 3 gushtit lë të dyshojë që PAN-i nuk i ka numrat. “Jemi mbledhur me kryetarin e partisë, te gjithë kemi qenë njëzëri  dhe nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin. Besoj që kandidati duhet t’i plotësojë kushtet që ta votojmë. Të tjerët do të diskutohet ndërsa JO e madhe është për Veselin”, tha deputetja Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …