Valdete Bajrami

Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami: Skeptikët e PAN-it do të marrin përgjigje më 3 gusht

Ish-shefja e grupit parlamentar e Nismës, aktualisht anëtare e kryesisë së kësaj partie, Valdete Bajrami, ka bërë me dije se koalicioni PDK-AAK-Nisma më 3 gusht do t’i formojë institucionet e reja. Në një intervistë dhënë për “Epokën e re”, Bajrami ka theksuar se në Qeverinë Haradinaj do të ketë individë të cilët tashmë janë të dëshmuar në projekte madhore që kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj. Ajo ka theksuar se të gjithë ata që ishin skeptikë për PAN-in, përgjigjen do ta marrin më 3 gusht. Në këtë intervistë Bajrami ka folur edhe për pamundësinë për t’u bërë deputete e legjislaturës së gjashtë. Ajo ka thënë se për këtë kanë ndikuar shumë faktorë. Bajrami nuk e ka përjashtuar mundësinë të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …