Der Spiegel: Përveç Sirisë dhe Ukrainës, konfliktet janë duke u shfaqur edhe në Ballkan

Der Spiegel: Përveç Sirisë dhe Ukrainës, konfliktet janë duke u shfaqur edhe në Ballkan

Pas analizimit të situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, analisti politik boshnjako-austriak, Vedran Džihiç ka thënë se çdo gjë është e mundshme. Tensionet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë janë shumë të larta. Ai gjatë intervistës për Spiegel Online ka thënë se çdo gjë është e hapur dhe shumë skenarë janë të mundshme. Në artikullin kushtuar situatës aktuale në Ballkan, ky medium tërheq vërejtjen se në prag të krizave të mëdha në Siri dhe Ukrainë, konfliktet janë duke u shfaqur edhe në jug-lindje të Evropës, të cilat nga pikëpamja e vëzhguesve gjithmonë mund të përfundojnë në konflikte të përgjakshme. Sidomos krizat në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë janë përsëri të ashpra. Edhe analisti tjetër dhe njohësi i situatës në Ballkan, Michael Brand gjatë intervistës për Spiegel Online ka përkujtuar se Kosova është ndarë nga Serbia në vitin 2008 dhe është njohur nga më shumë se 100 shtete por forcat nacionaliste në Beograd duan për ta rimarrë atë përsëri. Nisja e trenit nga Beogradi për në Mitrovicë nuk ka qenë e rastësishme. Kjo është e njëjta retorikë nacionaliste si më parë në luftërat Millosheviqit në vitet 1990, ka përkujtuar njohësi i situatës në Ballkan, analisti, Michael Brand.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …